Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Muth-llavven. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të të lavduronj o Zot, me gjithë zëmrënë t’ime, do të tregonj gjithë punët e tua të maniçimetë.
2 Do të gëzonem e do të ngazëllonem për ty, do të psall për emërinë tënt, o i Lartë.
3 Kur të kthenen’ arëmiqt’ e mi për së prapi, do të bienë, edhe do të vdirenë përpara sysh tu.
4 Se ti bëre gjyqnë t’im edhe të drejtënë t’ime, ndënjte mbë fron duke gjykuarë me drejtëri.
5 Qërtove kombe, edhe prishe të pa-besinë, shove emërin’ e atyreve ndë jetët të jetësë.
6 Të shkretuarat’ e arëmikut pushuanë për kurdo, edhe rrëzove qytetetë; edhe kujtim’ i atyreve u vduar bashkë me ata.
7 Po Zoti mbetetë për gjithë jetënë, bëri gati fron’ e ti për gjyq.
8 Edhe ay ka për të gjykuarë botënë me drejtëri, ka për të gjykuarë llauzetë me të drejtë.
9 Edhe Zoti do të jetë mpshtetëje te dorë-holli, ndihmës ndë kohëra shtrëngimi.
10 Edhe le të shpërenjënë mbë ty ata që ngjohënë emërinë tënt, se nukë hoqe dorë prej atyreve që të kërkonjënë, o Zot.
11 Psallni Zotit, që rri ndë Sionë, tregoni punërat’ e ati ndër kombet.
12 Se, kur të kërkonjë gjakratë, i kujton: nukë harron klithmën’ e dorë-hollëvet.
13 Përdëlle-më, o Zot, shih shtrëngimnë t’im (që vien) prej arëmiqet mi, ti që më ngre lart prej dyeret vdekëjesë,
14 që të tregonj gjithë lavdurimet’ e tu ndër dyert e bijësë Sionësë: unë do të gëzonem për shpëtimnë tënt.
15 Kombetë ranë nd’atë gropë që bënë; nd’atë kurth që fshehnë u zu këmb’ e atyreve.
16 Zoti ngjihetë (nga) gjyqetë që bën: fajtori zihetë ndë lak nga punërat’ e duaret tia. Higgajon. Sellah.
17 Fajtorëtë do të kthenenë ndë adhë, gjithë kombetë që harronjënë Perëndinë.
18 Se nukë do të harronetë kurrë dorë-holli; shpëres’ e të nevojëshimet nukë do të humbetë kurrë.
19 Ngreu, o Zot, le të mos shkonjë forc’ e njieriut, le të gjykonenë kombetë përpara teje.
20 Vër’, o Zot, nom-vënës mbi ata: le ta ngjohënë kombetë, se janë njierës. Sellah.
1 Mjeshtrit të korit, për zëra të lartë . Psalm i Davidit.
Alef
2 Të përlëvdoj me gjithë zemër, o Zot,
dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej.
3 Me ty gëzohem e ngazëllohem
dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë!
Bet
4 Kur tërhiqen pas,
armiqtë e mi pengohen
e zhduken nga prania jote.
5 Se ti i dhe të drejtë çështjes sime,
i ulur në fron si gjykatës i drejtë.
Gimel
6 Kombet i qortove,
të paudhët i shkatërrove
dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive.
7 Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë;
qyteteve u vure plojën,
askush nuk i kujton.
He
8 Por Zoti qëndron përjetë,
e ka gatitur fronin për gjykim.
9 Botën do ta gjykojë me drejtësi
e popujt me paanësi.
Vau
10 Zoti është strehë për të shtypurit,
strehë në kohë të vështira.
11 Ata që e njohin emrin tënd
kanë besim te ti,
se ti, o Zot,
nuk i braktis ata që të kërkojnë.
Zain
12 Këndojini Zotit që banon në Sion,
shpalluni popujve veprat e tij.
13 Se ai që ndëshkon gjakatarët u kujtua
dhe klithmën e skamnorëve nuk e harroi.
Het
14 Mëshiromë, o Zot,
që prej portave të vdekjes më shpëton.
Shiko si më poshtëruan ata që më urrejnë,
15 që tërë lavditë e tua të shpall
dhe te portat e Sionit
të ngazëllej për shpëtimin tënd.
Tet
16 Kombet ranë në gropën që hapën vetë,
laku që vetë e vunë ua zuri këmbën.
17 Zoti e dëfteu veten dhe bëri drejtësi,
e zuri të paudhin në grackën që vetë kishte ngritur. higajon selah
Jod
18 Në skëterrë rënçin të paudhët,
mbarë ato kombe që harrojnë Perëndinë.
Kaf
19 Se nevojtari nuk do të harrohet kurrë,
dhe shpresa e fatkeqëve nuk do të humbë asnjëherë.
20 Ngrihu, o Zot,
që të mos dalë më i fortë njeriu,
që kombet të gjykohen prej teje.
21 Tmerroji, o Zot!
Kombet ta dinë mirë
se janë vetëm njerëz. selah