Psallm’ e Dhavidhit.
1 I bekuarë qoftë Zoti, shkëmbi im, ay që mëson duart’ e mia për të zënë, gishtrit’ e mi për luftë,
2 përdëllimi im edhe kasteli em, e larta mpshtetëja ime, edhe dëlirësi im, mburonja ime; shpëreva mbë atë që vë ndënë mua llausnë t’im.
3 O Zot, ç’është njieriu, që ta ngjohç! A i biri i njieriut, që ta mendojsh!
4 Njieriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkonjënë posi hije.
5 O Zot, ul qiellt’ e tu, edhe cbrit; përkit maletë, edhe do të nxierrënë tym.
6 Vetëti vetëtimë, edhe do t’i përndajsh; hith shigjetat’ e tua, edhe do t’i përziejsh.
7 Ngjat duart’ e tua së larti, shpëto-më edhe ruaj-më prej ujëravet shuma, prej dorësë bijet huaj,
8 të cilëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre.
9 O Perëndi, do të këndonj për ty kënkë të re; me psalltir dhietë kordhëzash do të psall për ty,
10 që ep shpëtim mbëretrëvet, që dëlir Dhavidhë shërbëtorinë tënt prej shpatësë keqe.
11 Shpëto-më edhe ruaj-më prej dorësë bijet huaj, të cilëvet goja flet të kotë, dhe e diatht’ e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre,
12 që të jenë bijtë t’anë posi bimëra të ra, që rritenë, kur janë të rinj, bijatë t’ona posi gurë të gdhëndurë, që virenë ndë çipt të murit pallatit;
13 qilaretë t’anë janë plot, e nxierrënë ç’do farë gjëje; dhëntë t’ona shumonenë me mijëra e me dhietë mijëra ndë fushat t’ona,
14 qetë tanë janë të fortë për të mbarturë barrë; mos qoftë as të ryrë as të dalë, as të bërtiturë ndë rugat’ tona.
15 Lum ay llaus që gjëndetë kështu! Lum ay llaus, të cilit Zoti është Perëndia i ati!
1 Psalm i Davidit.
Bekuar qoftë Zoti, shkëmbi im,
që m'i mëson duart për luftë
e gishtërinjtë për betejë,
2 mirësia ime dhe fortesa ime,
streha ime dhe çlirimtari im,
mburoja ku gjej strehë,
ai që ma vë popullin nën sundim.
3 O Zot, ç'është njeriu
që të kujdesesh për të,
apo biri i njeriut,
që të mendosh për të?
4 Njeriu është si fryma,
ditët e tij si hija që kalon.
5 O Zot, përkuli qiejt e tu e zbrit,
preki malet, që të nxjerrin tym.
6 Dërgo rrufetë e shpërndaji,
lësho shigjetat e tua dhe shpartalloji.
7 Shtrije dorën tënde nga lart,
çliromë e shpëtomë
prej ujërave të rrëmbyer,
prej dorës së të huajve.
8 Goja e tyre thotë veç gënjeshtra,
e djathta e tyre betohet për mashtrime.
9 O Perëndi, do të të këndoj një këngë të re,
për ty do t'i bie harpës me dhjetë tela,
10 për ty, që i jep fitoren mbretërve,
që e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd,
prej shpatës mizore.
11 Çliromë e shpëtomë
prej dorës së të huajve,
se goja e tyre thotë veç gënjeshtra,
e djathta e tyre betohet për mashtrime.
12 Qofshin bijtë tanë si pemët,
që rriten mirë që në rini,
e bijat tona si shtyllat e këndit,
të gdhendura për të stolisur ndërtesën.
13 Drithnikët tanë qofshin plot,
të mbushur me gjithfarë të mirash,
bagëtitë tona u shtofshin me mijëra,
me dhjetëra mijëra në arat tona,
14 gjedhët tanë qofshin të majmë !
Mos pastë çarje muresh e as arrati,
mos pastë gjëmë nëpër rrugët tona.
15 Lum ai popull që i ka këto të mira!
Lum ai popull që ka për Perëndi Zotin!