Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë kënke e Dhavidhit.
1 Të pret lavdurim, o Perëndi, ndë Sionë, edhe ty është për të dhënë uratë.
2 O ti që ndigjon të falurë, te ti ka për të ardhurë çdo mish.
3 Fjalët’ e të pa-udhëvet duallnë më të forta kundrë meje, ti do të qërojsh pa-udhëritë t’ona.
4 Lum ay që cgjodhe, edhe e more me vete, që të rrijë ndë hoboret e tu; do të nginjemi me të mirat e shtëpisë s’ate, të shënjtëruarësë kishësë sate.
5 (Prej) punës frikëshime me drejtëri, do të na përgjegjesh, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe i atyre që janë lark ndë det;
6 ti që forcon maletë me fuqinë tënde, që je ngjeshurë me fuqi;
7 ti që pushon zën’ e detit, zërin’ e valëvet ati, edhe të bërtiturit’ e llauzevet.
8 Edhe ata që rrinë nd’ato anët përtej, ndruanjënë shenjevet tua.
9 Ti gëzon të dalat’ e mëngjesit edhe të mbrëmëjesë. Vështron dhenë, edhe e ujit; e bën të pasurë tepërë; lumi i Perëndisë u mbush me ujëra; bën gati grurët’ e atyreve, se kështu e bëre gati.
10 Ujit vitë e ati, sheshon plisat’ e ati, cbut atë me pika shiu, bekon bimërat’ e ati.
11 Vë kurorë vitit me të mirat e tua, edhe gjurmët’ e tua pikonjënë dhiamë.
12 Pikonjënë (mbi) kullotat e shkretëtirësë, edhe kodratë ngjishenë me gëzim.
13 Fushatë janë veshurë me tufa dhënsh, edhe gropësiratë mbuluarë me grurë; brohorijënë, po edhe këndonjënë.
1 Mjeshtrit të Korit. Psalm i Davidit. Këngë.
2 Ty, o Perëndi, të përket lavdia në Sion
dhe për ty do të mbahet betimi.
3 Te ti, që dëgjon çdo lutje,
do të vijë çdo krijesë.
4 Paudhësitë ngadhënjyen mbi ne,
por ti na i fal shkeljet.
5 Lum njeriu që ti zgjedh dhe e afron!
Ai do të banojë në oborret e tua.
Do të kënaqemi me mirësinë e shtëpisë sate,
me tempullin tënd të shenjtë.
6 Na përgjigjesh me mrekulli e drejtësi,
o Perëndi, shpëtimtari ynë,
shpresa e mbarë skajeve të tokës
dhe e deteve të largët.
7 Ti i ngul malet me fuqinë tënde,
i ngjeshur me pushtet.
8 Ti fashit tërbimin e deteve,
ulërimën e valëve të tyre
dhe trazirat e popujve.
9 Banorët e skajeve të tokës
dridhen nga shenjat e tua.
Në lindje e në perëndim
i bën të brohorasin.
10 Ti kujdesesh për tokën dhe ujin,
shumë të begatë e bën.
Lumi yt është plot, o Perëndi,
ti u jep njerëzve drithin,
ti e bën gati tokën.
11 Hullitë e saj i ngin me ujë,
plisat ia thërrmon,
me shira e zbut,
të mbjellat ia bekon.
12 Ti e kurorëzon vitin me mirësinë tënde,
ku shkel ti rrjedh begatia.
13 Kullotat e shkretëtirës gufojnë prej saj,
kodrinat vishen me hare.
14 Livadhet mbulohen me kope,
luginat me drithë;
brohorasin e këndojnë nga gëzimi.