Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth, Mashhill i Dhavidhit, kur erthnë Zifasitë edhe i thanë Saullit: Nuk’ është fshehurë ndër ne Dhavidhi?
1 O Perëndi, shpëto-më mb’emërit tënt, edhe gjyko-më me fuqit tënde.
2 O Perëndi, ndigjo të faluritë t’im, mba vesh fjalëvet gojësë s’ime.
3 Se u ngritnë të huaj kundrë meje, edhe shtrëngimtarë kërkonjënë shpirtinë t’im, edhe nukë vunë Perëndinë përpara vetëvetëhesë. Sellah.
4 Na te më ndih Perëndia, edhe Zoti është bashkë me ata që mburonjënë shpirtinë t’im.
5 Do të kthenjë të këqiatë mbi arëmiqt e mi; rrëzo ata me drejtërinë tënde.
6 Vetëvetiut do të të bënj kurban, do të lavduronj emërinë tënt, o Zot, se ësht’ i mirë.
7 Se më shpëtove prej çdo shtrëngimi, edhe syri im pa (si desh) arëmiqt’ e mi.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit, 2 kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.
3 O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,
jepmë të drejtë me fuqinë tënde.
4 Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,
vëru vesh fjalëve të gojës sime.
5 Se të huajt janë ngritur kundër meje
dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,
njerëz që s'duan t'ia dinë për Perëndinë. selah
6 Por Perëndia është ndihma ime,
Zoti përkrahësi i jetës sime.
7 Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,
për hir të besnikërisë sate, shfarosi!
8 Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,
emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,
se është i mirë.
9 Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi
dhe sytë e mi e panë shkatërrimin e armiqve të mi.