Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Zot, klitha mbë ty, shpejto ndek unë, vërë vesh zërit t’im, kur thërres mbë ty.
2 Të faluritë t’im vaftë drejtë përpara teje, posi tymim; të ngriturit’e duaret mia (u bëftë posi) kurban mbrëmaje.
3 Vërë të ruajturë ndë gojët t’ime, o Zot, ruaj derën’ e buzëvet mia.
4 Mos përvar zëmrënë t’ime mbë gjë të keqe, që të bënj punë të këqia bashkë me njierës, që punonjënë pa udhë, edhe të mos ha prej gjellëvet cgjedhura të atyreve.
5 Le të më mundonjë i drejti, (se është) përdëllim’ edhe le të qërtonjë, (se është) vaj me erë, nukë do t’i bënjë keq kresë s’ime, se edhe më tepërë do të falem (për ata), kur të jenë ndë të keq.
6 Gjykatësit’ e atyre, kur u hothnë ndë vënde gurishta, ndigjuanë fjalët’ e mia, se ishnë të ëmbëla.
7 Eshtëratë t’ona përndahenë ndë gojë të varrit. Si ndonjë (kur) pret e çan (dru) mbi dhet.
8 Përandaj sytë e mi (shtirenë) mbë ty, o Zot Perëndi, mbë ty shpëreva, mos hump shpirtinë t’im.
9 Ruaj-më prej kurthit, që ngrehnë për mua, edhe prej legjet atyreve që punonjënë pa udhë.
10 Fajtorëtë rafshinë ndë rrietat të tyre, gjer sa të shkonj unë mb’-at’-anë.
1 Psalm i Davidit.
O Zot, ty të thërras, nxito të vish tek unë,
vëri vesh zërit tim kur të thërras.
2 Ardhtë lutja ime si temjan para teje,
ngritja e duarve të mia si fli e mbrëmjes.
3 Vëri rojë gojës sime, o Zot,
ruaj derën e buzëve të mia.
4 Mos e prir zemrën time për gjëra të këqija,
që të mos merret me vepra të liga
bashkë me njerëz që bëjnë paudhësi,
e të mos ha nga gjellët e tyre të shijshme.
5 Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë,
le të më qortojë, se është vaj i çmuar,
koka ime mos e hedhtë poshtë!
Mes ligësive të tyre
nuk do të reshtë lutja ime.
6 Kur gjyqtarët e tyre të jenë hedhur nga shkëmbi,
do ta kuptojnë sa të ëmbla ishin fjalët e mia.
7 Ashtu si toka që lërohet e thërrmohet,
ashtu janë shpërndarë eshtrat tona buzë skëterrës.
8 Por, unë te ti i kam sytë, o Zot, Zoti im,
te ti kam gjetur strehë,
mos e lër shpirtin tim të humbasë.
9 Ruajmë prej kurthit që më kanë ngritur
dhe prej grackave të keqbërësve.
10 Në rrjetat e tyre rënçin vetë të paudhët,
por unë do të kaloj përtej.