Kënk’ e shkallëvet.
1 Zoti kur ktheu prapë sklleft’ e Sionësë, ishëm si ndëpër ëndërrë.
2 Atëhere u mbush me gas goja jonë, edhe gjuha jonë me gëzim; atëhere thoshnë ndër kombet: Zoti bëri punë të mëdha për ata.
3 Zoti bëri punë të mëdha për ne: u gëzuam.
4 Kthe, o Zot, sklleftë t’anë, posi përrenjtë ndë anët të mies-ditësë.
5 Ata që mbiellënë me lot, do të korrnjënë me gëzim.
6 Ata që venë edhe qjanjënë, duke mbarturë farë të shtrënjtë, këta do të kthenenë me gëzim, duke mbarturë duarzat’ e tyre.
1 Këngë shtegtimesh.
Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit,
na u duk sikur ishim në ëndërr.
2 Atëherë goja jonë u mbush me gëzim
e gjuha jonë plot brohori.
Asokohe thuhej ndër kombe:
«Zoti bëri vepra të mëdha për ta».
3 Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne,
prandaj dhe ishim të gëzuar.
4 Ktheji sërish, o Zot, robërit tanë,
si përrenjtë e Negevit.
5 Ata që mbjellin me lot,
do të korrin me gëzim.
6 Kur shkojnë, qajnë
dhe mbartin farën për ta mbjellë,
por kthehen plot gëzim
dhe mbartin duajt e tyre.