Psallm’ e Dhavidhit, kur iku prej sysh Abessallomit. të birit ti ndë shkretëtirë.
1 Zot, sa u shumuanë ata që më shtrëngonjënë! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje.
2 Shumë vetë thonë për shpirtinë t’im: Nuk’ është shpëtim për atë te Perëndia ti. Sellah.
3 Po ti, o Zot, je ndihmësi im, lavdia ime, edhe ay që larton kryetë t’im.
4 Thërrita Zotit me zënë t’im, edhe më ndigjoi prej malit ti të shënjtëruarit. Sellah.
5 Po unë rash’ e fjeta; u cgjova se Zoti më ndih.
6 Nukë do të frikësonem prej dhijetë mijërave llauzi, atyreve që qëndronjënë kundrë meje përqark.
7 Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia im, se ti godite gjith’ arëmiqt’ e mi nbë nofullët, theve dhëmbët’ e fajtorëvet.
8 Shpëtimi ësht’ i Zotit, edhe bekimi yt është mbi llausnë tënt. Sellah.
1 Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.
2 O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi!
Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!
3 Shumë thonë për mua:
«Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia». selah
4 Por ti, o Zot, je mburoja ime,
je ai që më jep nder
e kokën lart ma ngre.
5 I thërras Zotit me zërin tim
e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selah
6 Bie e fle e sërish zgjohem,
sepse Zotin kam përkrah.
7 Nuk kam frikë nga turma e njerëzve
që më kanë rrethuar e janë kundër meje.
8 Ngrihu, o Zot,
shpëtomë, o Perëndia im,
se ti ua thyen nofullat armiqve të mi
e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.
9 Shpëtimi vjen nga Zoti;
bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! selah