Kënk’ e shkallëvet.
1 Ata që kanë shpëresë mbë Zonë, janë posi mal’ i Sionësë, që nukë do të tundetë, po mbetetë për gjithë jetënë.
2 (Sikundrë) Jerusallima rrethonetë prej malesh, kështu Zoti rrethon llauz’ e ti që tani e gjithë jetënë.
3 Se nukë do të mbetetë shkop’ i pa-besërisë ndë shortët të drejtëvet, që të mos ndenjënë të drejtëtë duart’ e tyre ndë pa-udhëri.
4 Bën mirë, o Zot, të mirëvet, edhe atyre që janë zëmërë-drejtë.
5 Po ata që përvarenë nd’udhë të shtrëmbëra, Zoti do t’i shpierë bashkë me ata që punonjënë pa udhë; paqtim mbë Israillë.
1 Këngë shtegtimesh.
Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit,
që nuk trandet, por mbetet në amshim.
2 Jerusalemi është i rrethuar me male,
Zoti rrethon popullin e vet
që tani e deri në amshim.
3 Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë
mbi trashëgiminë e të drejtëve,
që të drejtët të mos i zgjatin duart
për të bërë paudhësi.
4 Të mirëve, o Zot, bëju mirë,
edhe atyre që janë zemërdrejtë.
5 Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra,
Zoti do t'i degdisë bashkë me të paudhët.
Paqe mbi Izraelin!