Mbë të parinë kënkëtuar. Kënkë psallme.
1 Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu. Psallni lavdin’ e emërit ati,
2 bëni të lavdëruarë kënkën’ e ati.
3 Thoni Perëndisë: Sa të frikëshime janë punët’ e tua! Për madhërin’ e fuqisë s’ate bënjënë sikur të ndigjonjënë arëmiqt’ e tu.
4 Gjithë dheu do të t’adhuronjë, e të psallnjë për ty, do të psallnjënë për emrinë tënt. Sellah.
5 Ejani e shihni punët’ e Perëndisë: ësht’ i frikëshim mbë punët te të bijt’ e njierëzvet.
6 Bëri detnë dhe të thatë, shkuanë lumënë mbë këmbë, atie u gëzuam për atë.
7 Me anë të fuqisë ti zotëron për gjithë jetënë; syt’ e ati shikonjënë kombetë, krye-ngrituritë mos lartofshinë vetëhenë. Sellah.
8 Bekoni Perëndinë t’ënë, o kombe, edhe bëni të ndigjonetë zëri i lavdurimit ati,
9 i cili ruan shpirtinë tënë ndë jetët, edhe nukë lë të tundenë këmbëtë t’ona.
10 Sepse ti na provove, o Perëndi, na shprovove, sikundrë shprovonet’ ergjëndi.
11 Na shtyre ndë rrietët, na vure barrë të rëndë mbë krahë.
12 Cbrite njierëz mbi krerët t’anë, shkuam ndëpër ziar e ndëpër ujë, edhe na nxore ndë të prëjturë.
13 Do të hynj ndë shtëpit tënde me kurbane të diegurë gjithë, do të t’ap uratat’ e mia,
14 të cilat’ i nxuarnë buzët’ e mia, edhe goja ime foli ndë shtrëngim t’im.
15 Do të të bie kurbane deshësh të majm, diegurë gjithë, bashkë me tymim, do të të bie qe bashkë me cqep. Sellah.
16 Ejani e ndigjoni, gjithë ju që i kini frikë Perëndisë, edhe do të tregonj sa i bëri shpirtit t’im.
17 Bërtita tek ay me gojët t’ime, edhe ay u lartua me gojët t’ime.
18 Ndë shihnje të shtrëmbërë ndë zëmërë t’ime, Zoti nukë do të më ndigjontej,
19 përandaj Perëndia më ndigjoi, mbajti vesh zërit lutëjesë s’ime.
20 Qoftë i bekuarë Perëndia, që nukë largoi të faluritë t’im, edhe përdëllimn’ e ti prej meje.
1 Mjeshtrit të korit. Këngë. Psalm.
Brohoritni për Perëndinë
gjithë ju banorët e tokës!
2 Këndojini emrit të tij të lavdishëm,
bëjeni të madhërishëm përlëvdimin e tij!
3 Thuajini Perëndisë: «Të mrekullueshme janë veprat e tua!
Aq e madhërishme është fuqia jote,
sa armiqtë të bëjnë lajka.
4 Gjithë banorët e tokës përkulen para teje
e të këndojnë himne,
i këndojnë himne emrit tënd». selah
5 Ejani e shihni ç'ka bërë Perëndia,
sa i mrekullueshëm është
kur vepron për njerëzit.
6 Detin e shndërroi në tokë të thatë,
lumin e kaluan në këmbë,
prandaj le të gëzojmë në të.
7 Ai sundon në amshim me fuqinë e tij,
sytë e tij vëzhgojnë kombet,
kryeneçët të mos krenohen. selah
8 Bekoni, o popuj, Perëndinë tonë
dhe le të dëgjohet zëri i përlëvdimit.
9 Ai na jep jetë,
e nuk lejon të na rrëshqasin këmbët.
10 Ti na vure në provë, o Perëndi,
na sprovove si argjendin në zjarr.
11 Na bëre të biem në kurth,
barrë të rëndë na ngarkove.
12 I le njerëzit të na hipin në qafë,
përmes zjarrit dhe ujit kaluam,
por ti na nxore në vend të begatë.
13 Me fli shkrumbimi do të hyj në shtëpinë tënde,
betimet e bëra do t'i mbaj,
14 betimet që shqiptuan buzët e mia,
që goja ime tha kur isha ngushtë.
15 Do të të kushtoj fli të majme shkrumbimi,
bashkë me aromën e deshve që digjen,
qe e cjep do të të flijoj. selah
16 Ejani e dëgjoni të gjithë ju që Perëndinë druani,
do t'ju tregoj ç'bëri për mua.
17 Atij i thirra me gojën time,
me gjuhën time e madhërova.
18 Po të kisha ligësi në zemrën time,
Zoti nuk do të më dëgjonte.
19 Por Perëndia më dëgjoi
dhe e mbajti vesh lutjen time.
20 Bekuar qoftë Perëndia,
që nuk e hodhi poshtë lutjen time
e as nga mirësia e tij nuk hoqi dorë.