Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zot, kush do të rrijë ndë tendët tënde? A kush do të rrijë ndë malt tënt të shënjtëruarinë?
2 Ay që ecën drejtë, edhe punon drejtëri, ay që flet të vërtetënë ndë zëmërë të ti.
3 I cili nukë gënjen me gjuhë të ti, edhe nuk’ i bën keq fëqinjësë ti, edhe nukë pret çpërnderim për të afërmin’ e ti.
4 I keqi nukë zihetë për gjë përpara ati, po nderon ata që kanë frikë Zotit. Ay që përgjëronetë mbë të afërmin e ti, edhe nukë del prej fjalësë.
5 Nuk’ ep ergjëndin’ e ti me kamatë, edhe nukë merr dhurata kundrë të pa-fajmit. Ay që bën këto, nukë do të tundetë gjithë jetënë.
1 Psalm i Davidit.
Kush mund të rrijë në tendën tënde, o Zot?
Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?
2 Ai që bën jetë të përsosur ,
që vepron me drejtësi
e thotë të vërtetën me gjithë zemër,
3 ai që nuk trillon me gjuhë,
që nuk i bën keq shokut të vet
e tjetrin nuk e njollos,
4 ai që njeriun e lig e përbuz,
por që i çmon ata që druajnë Zotin;
ai që jep fjalën dhe e mban,
edhe kur është në dëm të tij,
5 ai që nuk jep para me kamatë
e nuk merr mitë kundër të pafajshmit.
Kush bën këto gjëra nuk do të trandet kurrë.