Kënk’ e shkallëvet.
1 Prej së thellash klitha te ti, o Zot.
2 O Zot, ndigjo zënë t’im, veshët’ e tu le të kenë kujdes zërit lutëjesë s’ime.
3 Ndë shikofsh, o Zot, pa-udhëri, kush munt të qëndronjë, o Zot?
4 Por për-anë teje është ndëjesë, që të frikësonenë prej teje.
5 Prita Zonë, shpirti im priti, edhe shpëreu mbë fjalën’ e ati.
6 Shpirti im (pret) Zonë më tepërë se ata që presënë të cbardhëllyeritë, (po), se ata që presënë të cbardhëllyeritë.
7 Le të shpërenjë Israilli mbë Zonë, se për-anë Zotit është përdëllim, edhe shumë përdëllim për-anë ati,
8 edhe ay ka për të çpërblerë Israillë prej gjithë pa-udhërivet ati.
1 Këngë shtegtimesh.
Prej thellësive të thërras, o Zot,
2 o Zot, dëgjoje thirrmën time,
le ta dëgjojnë veshët e tu
zërin e përgjërimit tim.
3 Po t'i mbash mend paudhësitë, o Zot,
o Zot, kush qëndron vallë?
4 Por pranë teje gjendet falja,
ndaj dhe të druajnë.
5 E pres Zotin, e pret shpirti im,
te fjala e tij e kam vënë shpresën.
6 Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin,
më shumë se rojat mëngjesin.
7 Shpreso në Zotin, o Izrael,
se pranë Zotit është mirësia
e pranë tij është i madh shpëtimi.
8 Ai do ta shpengojë Izraelin
nga të gjitha paudhësitë e tij.