Kënkë psallme për të bijt’ e Koreut.
1 Zoti ësht’ i math, edhe fort i lavduruarë ndë qytet të Perëndisë t’ënë, ndë mal të shënjtëruarin’e ti.
2 Vënt-bukurë, gaz i gjithë dheut është mal’ i Sionësë, (nga) brinjët’e borësë, qytet’ i mbëretit math.
3 Perëndia ngjihetë ndë pallatet t’asaj për mpshtetëje.
4 Se na tek u mbëlothnë mbëretëritë e dheut, shkuanë bashkë.
5 Ata kur panë kështu, u manitnë, u përzienë, iknë me nxitim.
6 I mori frika; atie të dhëmbura, si të asaj që piell.
7 Me erë të lerit diellit thyen magjet’ e Tharsisë.
8 Sikundrë ndigjuam, kështu pam ndë qytet të Zotit fuqivet, ndë qytet të Perëndisë t’ynë; Perëndia do t’e themelonjë për gjithë jetënë. Sellah.
9 Presmë përdëllimnë tënt, o Perëndi, ndë mes të kishësë s’ate.
10 Pas emërit tënt, o Perëndi, kështu ësht’ edhe lavdurimi yt gjer mb’anët të dheut; e diathta jote është plot me drejtëri.
11 Le të gëzonetë mali i Sionësë, edhe le të gëzonenë të bijat’ e Judhësë për gjyqet e tu.
12 Qarkoni Sionënë, edhe ecëni rrotullë asaj, numëroni pyrgjet’ e asaj.
13 Shikoni muret’ e asaj, vështroni pallatet’ e asaj, që t’i tregoni brezit pastajm.
14 Sepse kyj Perëndi është Perëndia ynë jetë pas jete, ay do të na heqë udhënë gjer mbë vdekëjet.
1 Këngë. Psalm i bijve të Korahut.
2 I madh është Zoti
e fort i lavdërueshëm
në qytetin e Perëndisë tonë,
në malin e tij të shenjtë.
3 Lartësi e bukur,
gëzimi i mbarë tokës
është mali i Sionit në skajin verior,
qyteti i mbretit të madh.
4 Në fortesat e tij Perëndia u bë i njohur
si streha e pamposhtur.
5 Ja, mbretërit janë mbledhur
e bashkë kanë marshuar.
6 Por panë e u hutuan,
të tmerruar mbrapsht u kthyen.
7 Aty i kapën drithërimat,
dhimbjet si ato të lindjes.
8 Me erën e lindjes
anijet e Tarshishit shkatërrove.
9 Siç kishim dëgjuar, ashtu po shohim
në qytetin e Zotit të ushtrive,
në qytetin e Perëndisë tonë,
që Perëndia e themeloi për amshim. selah
10 Mirësinë tënde përsiatim, o Perëndi,
brenda në tempullin tënd.
11 Përlëvdimi yt, o Perëndi, është si emri yt,
arrin deri në skajet e tokës;
e djathta jote është plot drejtësi.
12 Le të gëzojë mali i Sionit,
le të ngazëllojnë qytetet e Judës,
falë gjykimeve të tua.
13 Ejani përqark Sionit e bjerini përreth,
numërojini të gjitha kullat e tij.
14 Soditni muret e tij,
vështroni fortesat e tij,
që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,
15 se ky është Perëndia, Perëndia ynë në amshim,
ai do të na prijë deri në vdekje.