Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit.
1 Vallë vërtet flitni drejtëri? Gjykoni drejtë, o të bijt’ e njierëzet?
2 Po shumë punoni pa udhë ndë zëmërë, duartë tuaj gërshetonjënë shtrëmbëri.
3 Fajtorëtë u bënë të huaj që nga shtrati barkut, ata që flasënë gënjeshtrë humpnë udhënë që nga barku.
4 Vëreri i atyrevë është posi i gjarpërit, posi i nepërkësë shurdhë, që mbyll veshët e saj,
5 e cila nukë do të ndigjonjë zën’ e magjistarëvet, që bënjënë magji duke kënduarë kënkë mieshtërisht.
6 O Perëndi, thyej-u dhëmbëtë ndë gojët t’atyreve, o Zot, dërrmo dhëmp-qent’ e leonëvet.
7 Çkrifshinë si ujë që rrieth, do të siellë shigjetat e ti, gjer sa të dërrmonenë.
8 Shkofshinë posi kërmill që tretetë, mos pafshinë diellënë, posi dështak gruaje.
9 Gjëmbatë tuaj pa lëshuarë dega, do t’i përpijë të gjallë, posi ndë zëmërim.
10 I drejti do të gëzonetë, kur të shohë të marrë çpagim, do të lanjë këmbët’ e tia ndë gjakt të fajtorit.
11 Edhe ç’do njieri do të thotë: Me të vërtetë qënëka pemë për të drejtinë, me të vërtetë qënëka Perëndi që gjykon mbi dhet.
1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit.
2 A flisni vërtet me drejtësi, o të fuqishëm?
A i gjykoni drejt bijtë e njerëzve?
3 Ja, në zemër ju bluani padrejtësi,
duart tuaja gatisin dhunë mbi tokë.
4 Të paudhët dalin nga udha që në ngjizje,
gënjeshtarët mashtrojnë që në bark të nënës.
5 Helmi i tyre është si helmi i gjarprit,
janë si nepërka e shurdhët, që mbyll veshët,
6 për të mos e dëgjuar zërin e shortarit,
të atij që magjeps me mjeshtëri.
7 O Perëndi, thyejua dhëmballët në gojë,
o Zot, copëtojua dhëmbët luanëve!
8 U derdhshin si ujërat që rrjedhin!
Kur të marrin shenjë,
shigjetat e tyre u dërrmofshin .
9 U bëfshin si kërmilli që tretet e shkon,
si i dështuari prej gruas, diellin mos e pafshin.
10 Para se enët tuaja të ndiejnë flakën e ferrishtave,
i përpiftë vorbulla, të njoma e të thata.
11 Do të gëzojë i drejti, kur të shohë hakmarrjen,
këmbët do t'i lajë në gjakun e të paudhëve.
12 E njerëzia do të thonë:
«Paska vërtet shpërblim për të drejtin!
Paska Perëndi, që gjykon mbi tokë».