Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Ndigjo klithmënë t’ime, o Perëndi, vër’-i vesh të falurit t’im.
2 Kam për të thirrë mbë ty prej anëvet dheut, kur fiketë zëmëra ime, hiq-më udhënë ndë gur, që është fort i lartë për mua.
3 Se ti m’u bëre pshtetëje, pyrk i fortë përpara arëmikut.
4 Kam për të ndënjturë përherë ndë tendët tënde, do të hynj ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Sellah.
5 Se ti, o Perëndi, ndigjove uratënë t’ime, dhe trashëgim atyreve që kanë frikë emërit tënt.
6 Do të shtonjç ditt ndë ditt të mbëretit, viet’ e ati qofshinë bres pas brezi.
7 Do të mbetetë gjithë jetënë përpara Perëndisë, bën ta ruanjënë përdëllimi edhe e vërteta.
8 Kështu do të psall përherë për emrinë tënt, që të ap uratat’ e mia ditë për ditë.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.
2 Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim,
vëre re lutjen time.
3 Të thërras nga skaji i tokës,
se më ka lëshuar zemra.
Më pri drejt shkëmbit,
që ngrihet më lart se unë.
4 Se ti ke qenë streha ime,
kështjellë e fortë përballë armikut.
5 Përjetë dua të banoj në tendën tënde,
të gjej strehë nën hijen e krahëve të tu. selah
6 Ti, o Perëndi, i ke pranuar zotimet e mia,
më ke dhënë trashëgiminë e atyre që të druajnë.
7 Shtoju ditë ditëve të mbretit,
zgjati vitet e tij brez pas brezi.
8 Mbretëroftë përjetë në prani të Perëndisë,
e ruajtshin mirësia dhe besnikëria jote.
9 Kështu, do t'i këndoj përherë emrit tënd,
do t'i përmbush zotimet e mia ditë pas dite.