Kënk’ e shkallëvet.
1 Na, bekoni Zonë, ju gjithë shërbëtorët’ e Zotit, që rrini natënë ndë shtëpi të Zotit.
2 Ngrini lart duartë tuaj mbë të shënjtëruarat, edhe bekoni Zonë.
3 Të bekoftë Zoti prej Sionësë, ay që bëri qiellin’ edhe dhenë!
1 Këngë shtegtimesh.
Bekojeni tani Zotin, të gjithë ju shërbëtorët e Zotit,
ju që rrini tërë natën në shtëpinë e Zotit.
2 Ngrijini duart drejt shenjtërores
e bekojeni Zotin.
3 Të bekoftë prej Sionit Zoti,
ai që krijoi qiellin e tokën.