Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke.
1 Perëndia na përdëlleftë, e na bekoftë! Ndrittë faqen’ e ti mbë ne. Sellah.
2 Që të ngjihet’ udha jote ndë dhet, shpëtimi yt ndër gjithë kombet.
3 Le të lavduronjënë llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
4 U gëzofshin’ e u ngazëllofshinë kombetë, se do të gjykonjç llauzetë me drejtëri, edhe do t’u heqç udhënë kombevet ndë dhet. Sellah.
5 Le të lavduronjënë ty llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
6 Dheu ka për të dhënë pemën’ e ti, do të na bekonjë Perëndia, Perëndia ynë.
7 Do të na bekonjë Perëndia, edhe gjith’ anët’ e dheut do t’i kenë frikënë.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm. Këngë.
2 Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
fytyra e tij mbi ne ndriçoftë. selah
3 Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë
dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt.
4 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
5 Le të gëzojnë kombet e të brohorasin,
se ti i gjykon me drejtësi popujt
dhe kombet e tokës ti i udhëheq. selah
6 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
7 Toka e dha frytin e vet.
Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
8 Perëndia na bekoftë
dhe frikë e paçin tërë skajet e tokës!