Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.
1 Të pëlqeu o Zot, dheu yt, ktheve Jakovë prej skllavërisë.
2 I fale pa-udhëritë llauzit tënt, mbulove gjithë fajet’ e atyreve. Sellah.
3 Pushove gjithë zëmërimnë tënt, u ktheve prej mërisë zëmërimit tënt.
4 Kthe-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, edhe kthe zëmërimnë tënt prej nesh.
5 Mos do të jesh kurdo zëmëruarë mbë ne, a po do të shtrinjç zëmërimnë tënt bres pas brezi?
6 Nukë do të kthenesh të na apsh jetë, që të gëzonetë llauzi yt për ty?
7 Dëfte-na, o Zot, përdëllimnë tënt, edhe ep-na shpëtimnë tënt.
8 Do të ndigjonj ç’do të më flasë Zoti Perëndia, se do të flasë paqtim ndë llaust të ti, edhe ndë të drejtët e ti, edhe le të mos kthenenë ndë marrëzi.
9 Po ngjat atyreve që kanë frikënë ati është shpëtim’ i ati, që të rrijë lavdi ndë dhet t’ënë.
10 Përdëllim edhe e vërtetë u poqnë bashkë, drejtëria e paqtimi u bënë miq.
11 E vërteta do të lenjë nga dheu, edhe drejtëria do të kërrusetë nga qielli.
12 Sepse Zoti do të apë të mirënë, edhe dheu ynë do të apë pemën’ e ti.
13 Drejtëria do të ecënjë përpara ati, edhe do të vërë mbë udhë çapet’ e ti.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2 Tokën tënde e ke për zemër, o Zot,
Jakobin prej robërisë e ktheve.
3 Paudhësinë popullit ia fale,
të gjitha mëkatet ia mbulove. selah
4 Furinë tënde e fashite krejt,
prej zemërimit tënd dorë hoqe.
5 Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë,
jepi fund mërisë sate kundër nesh.
6 Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne?
Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
7 A nuk do të kthehesh të na japësh jetë,
që populli yt të gëzohet në ty?
8 Tregona, o Zot, mirësinë tënde,
jepna shpëtimin tënd.
9 Do të dëgjoj se ç'thotë Zoti Perëndi.
Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet
e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi.
10 Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë,
që lavdia të banojë në tokën tonë.
11 Mirësia dhe e vërteta u puqën,
drejtësia dhe paqja u puthën.
12 E vërteta do të mbijë nga toka,
drejtësia do të vështrojë prej qiellit.
13 Po, Zoti ka për të dhënë të mira
e toka jonë ka për të dhënë prodhim.
14 Përpara do t'i prijë drejtësia
e udhën do t'u hapë hapave të tij.