Psallm’ e Asafit.
1 O Perëndi, erthnë kombe ndë trashëgim tënt, ndynë kishënë tënde të shënjtëruarënë, vunë Jerusallimënë mbi grumbulla.
2 Dhanë kurmat’ e shërbëtorëvet tu për të ngrënë shpest’ e qiellit, edhe mishn’ e të drejtëvet tu egërsiravet.
3 Derthnë gjakn’ e atyre posi ujë rrotullë Jerusallimësë, edhe s’kish kush t’i vij ndë dhet.
4 U bëm çpërnderim ndër fëqinjt t’anë, të qeshur’ e të përqeshurë ndër ata që janë rrotullë nesh.
5 Gjer kur, o Zot, do të zëmëronesh përherë, do të digjetë si ziar cmiri yt?
6 Derth zëmërimnë tënt mbi ata kombe, që nukë të ngjohënë, edhe mbi ato mbëretëri, që nukë thirrnë mbë emërit tënt,
7 se hëngrë Jakovë, edhe shkretuanë vëndin’ e ati.
8 Mos kujto kundër nesh pa-udhërit’ e të lashtëvet; le të na harrinjënë çpejt përdëllimet’ e tu, se u varfëruam fort.
9 Ndihna, o Perëndi, shpëtimtari ynë, për punët të lavdisë emërit tënt, edhe ruaj-na, edhe bënu i përdëllyeshim mbë fajet tanë, për punët të emërit tënt.
10 Mos thonë ndonjëherë kombetë: Ky është Perëndia i atyreve? Edhe u ngjohtë ndër kombet përpara syvet tanë çpagimi i gjakut shërbëtorëvet tu, që u derth.
11 Arthtë përpara teje psherëtima e të lidhuret, pas madhërisë krahut tënt; ruaj të bijt’ e atyre që janë vrarë,
12 edhe ep-u fëqinjvet t’anë, o Zot, çpërnderimnë, që të çpërnderuanë, ndë gjit të atyre për një shtatë.
13 Po na llauzi yt, edhe dhënt’ e kullotësë sate, do të të lavdurojmë gjithë jetënë, bres pas brezi do të dëftejmë lavdurimnë tënt.
1 Psalm i Asafit.
Trashëgiminë tënde e kanë pushtuar kombet, o Perëndi,
tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur,
Jerusalemin në gërmadhë e kanë kthyer.
2 Kufomat e shërbëtorëve të tu
ua dhanë për ushqim shpendëve të qiellit,
mishin e besnikëve të tu egërsirave të tokës.
3 Gjakun e tyre e derdhën si ujë përreth Jerusalemit
e nuk kishte kush t'i varroste.
4 Jemi bërë tallje për fqinjët tanë,
përqeshje e lojë për ata që na rrethojnë.
5 Deri kur, o Zot? Përjetë do të jesh i zemëruar?
A do të ndizet si zjarr furia jote?
6 Derdhe zemërimin tënd mbi kombe që s'të njohin,
mbi mbretëri që nuk thërrasin emrin tënd.
7 Se e kanë gllabëruar Jakobin,
banesën e tij e kanë shkretuar.
8 Mos na i kujto paudhësitë e së shkuarës,
por ardhtë sa më shpejt mëshira jote,
se kemi rënë shumë poshtë.
9 Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë,
për lavdinë e emrit tënd,
na çliro e na i fal mëkatet,
për hir të emrit tënd.
10 Përse të thonë kombet:
«Ku është Perëndia i tyre?».
Le ta marrin, pra, vesh kombet
e ne me sytë tanë le ta shohim,
hakmarrjen për gjakun e derdhur
të shërbëtorëve të tu.
11 Ardhtë para teje gjëma e të robëruarve,
me fuqinë e krahut tënd
shpëto të dënuarit me vdekje.
12 Shpërblejua shtatëfish fqinjëve tanë mbi kurriz
poshtërimin që të bënë ty, o Zot.
13 E ne populli yt, delet e kullotës sate,
do të të përlëvdojmë në amshim
e brez pas brezi do të shpallim lavdinë tënde.