Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke e Asafit.
1 Perëndia ësht’ i ngjohurë ndë Judhërit, emër’ i ati është’ i madh ndë Israill.
2 Edhe tend’ e ati është ndë Sallimë, edhe të ndënjurit’ e ati ndë Sionë.
3 Atie theu shigjetat’ e hargjevet, mburonjënë, edhe shpatënë, edhe luftënë. Sellah.
4 Ti je fort më i ndriturë se malet’ e rrëmbimit.
5 Zëmrë-ashpërët’ u ropnë, fjetinë gjumën e tyre, edhe asnjë prej burravet fortë s’gjeti duart’ e ti.
6 Prej qërtimit tënt, o Perëndia i Jakovit, ranë ndë gjumë edhe qerra edhe kali.
7 Ti je i frikçim, edhe kush do të qëndronjë përpara teje, kur të zëmëronesh?
8 Nga qielli bëre të ndigjonetë gjyq, dheu u frikësua, edhe pushoi,
9 mbë të ngriturit të Perëndisë mbë gjyq, për të shpëtuarë gjithë të butët’ e dheut. Sellah.
10 Se zëmërimi i njeriut të ka për të lavduruarë, edhe do të përmbash të mbeturit’ e zëmërimit.
11 Thoni urata, edhe ja epni Zotit Perëndisë tuaj; gjithë ata që janë rreth ati le të bienë dhurëtia të frikçimit,
12 i cili ngre frymën’ e urdhëratëset, të frikçimit ndër mbretërit e dheut.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Asafit. Këngë.
2 I njohur është Perëndia në Judë,
i madh është emri i tij në Izrael.
3 Në Salem është vendi i tij,
në Sion banesa e tij.
4 Atje harqet flakëruese ai theu,
shqytin, shpatën e betejën. selah
5 Tërë shkëlqim ti je,
më madhështor se malet e gjahut!
6 Trimat e paepur u plaçkitën,
gjumi i thellë i kishte kapur!
Askush prej burrave trima
nuk ngrinte dot as dorën.
7 Prej qortimit tënd, o Perëndi i Jakobit,
të shtangur mbetën qerre e kuaj.
8 Ti je vërtet i tmerrshëm!
Kush të bën dot ballë,
kur të ndizet zemërimi?
9 Prej qiellit e shpalle gjykimin,
toka u drodh nga frika dhe heshti,
10 kur u ngrit Perëndia për të bërë gjyq,
për të shpëtuar gjithë skamnorët e tokës. selah
11 Se ty edhe zemërimi i njerëzve të jep lavdi
e ç'të ketë mbetur ti e ngjesh ijëve.
12 Bëjini premtime Zotit, Perëndisë suaj,
e përmbushini ato.
Të gjithë ju që e rrethoni
sillini dhurata të Tmerrshmit.
13 Ai i lë pa frymë prijësit,
atë e druajnë të gjithë mbretërit e tokës.