Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Perëndi, ndigjo zënë t’im, ndë lutëjet t’ime, ruaj jetënë t’ime prej frikësë arëmikut.
2 Fshih-më prej këshillësë të këqijvet, prej gjindiesë që punonjënë pa udhë,
3 të cilëtë prehnjënë gjuhën’ e tyre, posi shpatë, ngrehnjënë harkun’ e tyre, edhe hedhënë shigjeta, fjalë të hidhura,
4 që të shigjetonjënë fshehuraj të pa-fajminë, e shigjetonjënë fshehuraj, edhe s’kanë frikë.
5 Forconjënë vetëhenë ndë fjalë’ te keqe, pishtëllinjënë të fshehnjënë kurth, thonë: Kush do t’i shohë?
6 Kërkonjënë me kujdes punë pa udhë, u lothnë duke kërkuarë me kujdes, edhe të përbrendëshmetë, edhe zëmra e çdo njieriu ësht’ e thellë.
7 Po Perëndia do t’i shigjetonjë, plagët’ e atyreve do të jenë nga shigjeta të papritura.
8 Edhe (fjalët’) e gjuhës’ atyreve do të bienë mbi ata, do të ikënjënë gjith’ ata që i shohënë.
9 Edhe çdo njieri do të frikësonetë, edhe do të tregonjënë punët’ e Perëndisë, edhe do të kupëtonjënë të bërat’ e ati.
10 I drejti do të gëzonetë mbë Zotnë, edhe do të shpërenjë mb’atë; edhe do të mburrenë gjithë zëmërë-drejtëtë.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Dëgjoje zërin e rënkimit tim, o Perëndi,
ruaje jetën time prej armikut të tmerrshëm.
3 Më fshih larg prej kurthit të keqbërësve,
prej turmës së atyre që bëjnë paudhësi.
4 Gjuhën e kanë mprehur si shpatën,
prej harkut të ndehur lëshojnë fjalë të hidhura,
5 për të shigjetuar në fshehtësi të përkryerin;
e gjuajnë papandehur e frikë nuk kanë.
6 I japin forcë njëri-tjetrit për të bërë të keqen,
mendojnë si t'i fshehin kurthet,
thonë: «Kush ka për t'i parë?».
7 Shestojnë padrejtësi e thonë:
«Jemi gati, kurthin e kemi menduar mirë».
Humnerë e thellë qenia e njeriut
dhe zemra e tij!
8 Por, Perëndia do t'i shigjetojë
e papritur do t'i mbulojnë plagët.
9 Gjuha e vet do t'i shkatërrojë,
të gjithë sa do t'i shohin, do të tundin kokën.
10 Mbarë njerëzinë do ta zërë frika,
do të shpallin veprat e Perëndisë,
do të kuptojnë ç'ka bërë ai.
11 I drejti do të gëzohet në Zotin,
e tek ai do të gjejë strehë.
Të gjithë zemërdrejtët do të krenohen.