Psallm’ e Dhavidhit, kur ishtej ndë shkretëtirë të Judhesë.
1 O Perëndi, ti je Perëndia im, që me natë po të kërkonj, shpirti im ka et për ty, mishi im ka mall për ty ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë,
2 që të shoh fuqinë tënde edhe lavdimnë tënt, sikundrë të pashë ndë (vënd) të shënjtëruarë.
3 Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta, buzët’ e mia do të të lavduronjënë.
4 Kështu do të të bekonj ndë jetët t’ime, edhe mb’emërit tënt kam për të ngriturë duart’ e mia.
5 Shpirti im do të nginjetë posi prej të majmi e prej dhiami, edhe goja ime do të të lavduronjë me buzë gëzimi,
6 kur të kujtonj ndë shtrat t’im, ty shkonj ndër mënt që me natë.
7 Se m’u bëre ndihmësi im, përandaj do të gëzonem ndënë mbulesën’ e fletëvet tua.
8 Shpirti im u ngjit pas teje, e diathta jote më ndih.
9 Po ata që kërkonjënë shpirtinë t’im, për të humburë, do të hynjënë ndë më të poshtëmet anët’ e dheut,
10 do të bienë ndë gojë të shpatësë, do të jenë piesë dhelpërash.
11 Po mbëreti do të gëzonetë për Perëndinë, do të lavduronetë kushdo që betonetë mb’atë, se do t’u thuretë goja atyreve që flasënë gënjeshtrë.
1 Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.
2 O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj.
Për ty ka etje shpirti im,
ty të dëshiron trupi im
në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë.
3 Në shenjtërore erdha e të sodita,
pashë fuqinë e lavdinë tënde.
4 Mirësia jote është më e mirë se jeta,
buzët e mia do të të lavdërojnë.
5 Do të të bekoj gjithë jetën time,
duart do t'i ngre në emrin tënd.
6 Do të ngihem me gjithë të mirat,
goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.
7 Edhe në shtrat ty të kujtoj,
të kam ndër mend në çdo orë të natës,
8 se ti më je bërë ndihmë,
nën hijen e krahëve të tu brohoras.
9 Te ti kapet fort shpirti im,
e djathta jote më mban.
10 Rënçin në thellësi të tokës
ata që duan të më rrënojnë.
11 Rënçin nga tehu i shpatës,
pre u bëfshin për çakejtë.
12 Por mbreti do të gëzohet me Perëndinë.
Kush betohet në emrin e Perëndisë do të fitojë lavdi
dhe goja e gënjeshtarëve do të mbyllet.