Mbë të parinë kënkëtuar, Mashhilll, për të bijt’ e Koreut.
1 Sikundrë mallënjen dreri rrëket’ e ujëravet, kështu edhe shpirti im mallënjen për ty, o Perëndi.
2 Shpirti im ka et për Perëndinë, Perëndin’ e gjallë: kur do të vinj, e do të dukem përpara Perëndisë?
3 Lott’ e mi m’u bënë bukë dit’ e natë, kur më thonë për ditë: Ku është Perëndia yt?
4 Këto i mendova, edhe derdha shpirtinë t’im përbrenda meje, se shkonje bashkë me gjëndëjenë, edhe ecënjë bashkë me atë, gjer ndë shtëpit të Perëndisë, me zë gëzimi e lavdurimi, bashkë me gjëndëjenë që kanë të kremte.
5 Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj: faqeja e ati është shpëtesë.
6 O Perëndia im, shpirti im përzihetë përbrenda vetesë, përandaj do të të kujtonj prej dheut Jordhanit edhe Hermonijmit, prej malit Vogëlë.
7 Avyssa thërret avyssënë ndë zë të troçillavet tua, gjithë thëllimet’ e tu edhe valët’ e tu shkuanë mbi mua.
8 Ditënë Zoti do të urdhëronjë përdëllimn’ e ti, edhe natënë kënka e ati do të jetë bashkë me mua, të falur te Perëndia i jetësë s’ime.
9 Do t’i them Perëndisë, shkëmbit t’im: Përse më harrove? Edhe përse ecënj i vrërëtë prej shtrëngimit arëmikut t’im?
10 Arëmiqt’ e mi, duke dërrmuarë eshtërat’ e mia, më çpërnderonjënë, duke thënë mua për ditë: Ku është Perëndia yt?
11 Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj edhe më, (ay është) shpëtesa e faqesë s’ime, edhe Perëndia im.
1 Mjeshtrit të korit. Himn i bijve të Korahut.
2 Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave,
edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.
3 Shpirti im është i etur për Perëndinë,
për Perëndinë e gjallë;
kur do të shkoj e të dal para Perëndisë?
4 Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë,
teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
5 Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti:
ecja me njerëzit,
drejt shtëpisë së Perëndisë u prija.
Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi.
6 Përse lëngon, o shpirti im?
Përse vajton brenda meje?
Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish,
se prania e tij shpëton.
7 O Perëndia im, m'u këput shpirti,
ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit,
prej Hermonit e prej malit të Micarit.
8 Humnera humnerës i thërret
me ushtimën e ujëvarave të tua,
të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua.
9 Ditën, Zoti dëften mirësinë e tij,
natën unë i thur këngë,
i lutem Perëndisë së jetës sime.
10 Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim:
«Përse më ke harruar?
Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?».
11 Armiqtë më poshtërojnë,
kockat m'i dërrmojnë,
e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
12 Përse lëngon, o shpirti im?
Përse vajton brenda meje?
Shpreso te Perëndia, se do ta përlëvdoj sërish.
Ai është shpëtimtari im dhe Perëndia im.