Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëreva mbë ty, o Zot, mos u turpërofsha për gjithë jetënë, ruaj-më edhe shpëtomë ndë drejtërit tënde.
2 Ul veshnë tek unë, shpejto të më shpëtojsh, m’u bën shkrep i fortë, edhe shtëpi mpshtetëje, që të më shpëtojsh.
3 Sepse je guri im edhe kasteli em, edhe për punë të emërit tënt hiq-më udhënë, edhe ushqe-më.
4 Më nxir prej këti kurthi, që fshehnë për mua, se ti je mburonjësi im, o Zot.
5 Ndë duart të tua ap frymënë t’ime: ti më shpërbleve, o Zot, Perëndia i së vërtetësë.
6 Mora mëri ata që u mbanjënë vesh kotësivet rreme, po unë shpërenj mbë Zotnë.
7 Do të gëzonem e do të ngazëllonem për përdëllimnë tënt, sepse vështrove shtrëngimnë t’im, ngjohe shpirtinë t’im ndë nevolat.
8 Edhe nukë më mbylle ndë duart të arëmiqet; vure këmbët’ e mia ndë të gjerë.
9 Përdëllye-më, o Zot, sepse jam ndë shtrëngim; u fyshk prej hidhërimit syri im, shpirti im, edhe barku im.
10 Se shkova jetënë t’ime ndë të dhëmbura, edhe viet’ e mi ndë psherëtima, fuqia ime m’u këput prej varfërisë, edhe eshtërat’ e mia u tuntnë.
11 U bëshë çpërnderim ndë gjith arëmiqt e mi, edhe më tepërë ndë fëqinjt’ e mi, edhe frikë ndë të ngjohurit e mi, ata që më shihinë jashtë ikëninë prej meje.
12 U harrova prej zëmrësë (atyreve), posi i vdekurë, u bëshë posi enë e humburë.
13 Se ndigjova çpërnderimn’ e të shumëvet: (ishtej) frikë përqark, kur u mbëlothnë ata kundrë meje, bënë këshillë të më ngrijnë jetënë.
14 Po unë shpëreva mbë ty, o Zot, thashë: Tije Perëndia im.
15 Ndë duart të tua (janë) kohërat’ e mia: ruaj-më prej dorësë arëmiqet mi, edhe prej atyre që më ndiekinë.
16 Ndrit faqenë tënde te shërbëtori yt: shpëto-më për përdëllimnë tënt.
17 Zot, mos u turpërofsha, sepse mbë ty thirra; u turpërofshinë të pa-besëtë, edhe cbritçinë ndë varr.
18 U mëçelshinë buzëtë gënjeshtare, që flasënë pa udhë kundrë të drejtit me madhështi e me çpërnderim.
19 Sa fort e madhe (ësht’) e mira jote, o Zot, që ruajte për ata që kanë frikë prej teje; bëre punë tek ata që shpërenjënë mbë ty, përpara të bijet njierëzet!
20 Do të fshehç ata ndë të fshehëtit të faqesë s’ate prej madhështisë njierëzet, do t’i mbulonjç ndë tendë prej kundrë-fjalësë gjuhëravet.
21 I bekuarë (qoftë Zoti), se bëri të maniçim përdëllimn’ e ti ndë qytet të fortë.
22 Po unë thashë ndë tëmerimt t’im: U hodha tej prej sysh tu, përandaj ndigjove zën’ e lutëjes s’ime, kur klitha mbë ty.
23 Doni Zonë, gjithë të drejtët’ e ati, Zoti ruan besëtarëtë, edhe ua çpaguan tepërë atyreve që punonjënë madhështi.
24 Bëhuni burra, edhe le të forconetë zëmra juaj, gjithë juve që shpëreni mbë Zotnë.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Te ti, o Zot, kërkova strehë,
mos lejo të turpërohem asnjëherë,
sipas drejtësisë sate çliromë!
3 Prire veshin drejt meje,
nxito të më çlirosh,
bëhu për mua shkëmbi,
ku gjej strehim,
fortesa e shpëtimit tim.
4 Ti je shkëmbi dhe fortesa ime,
për hir të emrit tënd primë e hiqmë udhën.
5 Më nxirr nga laku, që fshehtas më kanë ngritur,
sepse ti je streha ime.
6 Në duart e tua e lë shpirtin tim,
shpengomë, o Zot, Perëndi besnik.
7 I urrej ata që jepen pas idhujve të kotë,
por unë shpresën e kam te Zoti.
8 Për mirësinë tënde gëzoj e ngazëllej,
se ti e pe pikëllimin tim
dhe e njohe mjerimin e shpirtit tim.
9 Nuk më le të bie në dorë të armiqve,
këmbët m'i vure në vend të gjerë.
10 Mëshiromë, o Zot, se jam ngushtë,
nga brenga po më treten sytë, shpirti e trupi.
11 Jeta po më mpaket në hidhërim
e vitet po kalojnë mes lëngatash,
më kanë lënë fuqitë prej paudhësisë
e kockat po më treten.
12 Jam bërë tallje për të gjithë armiqtë
e shumë më tepër për fqinjët.
Jam kthyer në tmerr për të njohurit
e sa më shohin rrugës, ikin.
13 Më kanë harruar fare,
si të isha i vdekur,
jam bërë porsi enë e thyer.
14 Shpifjet e shumë njerëzve i dëgjova,
tmerr nga të gjitha anët,
janë bërë bashkë kundër meje,
po kurdisin jetën të ma marrin.
15 Por unë shpresoj te ti, o Zot,
e them: «Ti je Perëndia im!».
16 Në duart e tua janë motet e mia,
shpëtomë nga dora e armiqve të mi
e prej atyre që më përndjekin.
17 Shndrittë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd,
sipas mirësisë sate shpëtomë.
18 Mos më turpëro, o Zot,
se ty të kam thirrur.
U turpërofshin të paudhët
e në skëterrë gojën mbyllshin.
19 U mbyllshin buzët gënjeshtare,
që kundër të drejtit tërë krenari flasin,
tërë mburrje e përbuzje.
20 Sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
që ti e ruan për ata që të druajnë.
Ua jep atyre që kërkojnë strehë te ti,
në sytë e mbarë bijve të njerëzve.
21 Nën strehën e pranisë sate i fsheh,
larg kurtheve të njerëzve,
nën banesën tënde i strehon,
larg gjuhëve ngatërrestare.
22 Bekuar qoftë Zoti,
se brenda qytetit të rrethuar
me mrekullinë e mirësisë së tij më mbuloi.
23 E unë, në hutimin tim, thosha:
«Jam dëbuar larg syve të tu».
Veçse, ti e dëgjove përgjërimin tim,
kur unë ty të thirra.
24 Duajeni Zotin, të gjithë ju besnikët e tij!
Zoti i mbron besimtarët e tij
dhe shpaguan plotësisht kë vepron me krenari.
25 Jini të fortë e merrni zemër,
të gjithë ju që Zotin pritni.