Psallmë kënke për të përtëriturit e shtëpisë Dhavidhit.
1 Do të të lartonj, o Zot, se më ndihe, edhe nukë gëzove arëmiqt’ e mi mbë mua.
2 O Zot Perëndia im, bërtita mbë ty, edhe më shërove.
3 O Zot, nxore shpirtinë t’im prej varrit, më shpëtove nga ata që cbresënë ndë gropë.
4 Psallni Zotit, o të drejtët’ e ati, edhe lavduroni kujtimn’ e shënjtërisë ati.
5 Sepse zëmërim’ i ati (është vetëmë për një çikë herë) kur zëmëronetë, po (është) jetë ndë dashurim t’ati, mbrëmanet mund të vinjë të qarë, po ndë mëngjes (bënetë) gëzim.
6 Po unë thashë ndë mbarësit t’ime: Nukë do të tundem për gjithë jetënë.
7 O Zot, me anë të dashurimit tënt i dhe fuqi malit t’im. Po ktheve mbënjanë faqenë tënde, edhe u përzieshë.
8 Mbë ty thërrita, o Zot, edhe iu luta Perëndisë t’im.
9 Ç’ të mirë (bënetë) ndë gjakt t’im, ndë cbritsha ndë gropë? Mos do të të lavduronjë pluhuri? A do të dëftenjë të vërtetënë tënde?
10 Ndigjo o Zot, edhe përdëllye-më, o Zot, bënu ndihmësi im.
11 Ktheve të qarëtë t’im ndë gëzim, grise thesnë t’im, edhe më ngjeshe gëzim,
12 që të psallë për ty lavdia ime, edhe të mos pushonjë. O Zot Perëndia im, do të të lavduronj gjithë jetënë.
1 Psalm i Davidit. Këngë për kushtimin e tempullit.
2 Të madhëroj, o Zot,
se lart më ngrite,
armiqtë e mi nuk i le
të ngazëllejnë mbi mua.
3 O Zot, Perëndia im, ty të thirra
e ti më shërove.
4 Ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga skëterra,
ti më mbajte në jetë,
që në varr të mos zbrisja.
5 Këndojini Zotit, ju besnikët e tij,
përlëvdoni kujtimin e shenjtërisë së tij.
6 Zemërimi i tij zgjat veç një çast,
por përkrahja e tij, tërë jetën.
Mbrëmja edhe vjen me lot,
por mëngjesi, plot hare.
7 Kur jetoja në begati, thosha:
«Nuk do të tronditem kurrë».
8 Ti, o Zot, më përkrahe
e më bëre të fortë si malin,
por kur fshehe fytyrën,
më zunë drithërimat.
9 Ty të thërras, o Zot,
Zotit tim i kërkoj mëshirë.
10 Ç'dobi do të kishe nga gjaku im,
nga zbritja ime në varr?
Mos do të të përlëvdojë gjë balta?
Apo mos do ta shpallë ajo të vërtetën tënde?
11 Dëgjomë, o Zot, e mëshiromë!
O Zot, bëhu ndihmëtari im.
12 Vajtimin në valle ma ktheve,
grathoren e zisë ma hoqe
e me hare më ngjeshe,
13 që qenia ime të të këndojë pa pushim.
O Zot, Perëndia im, do të të përlëvdoj përjetë.