Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mbëreti do të gëzonetë ndë fuqit tënde, o Zot, edhe do të gëzonetë fort ndë shpëtimt tënt!
2 I dhe dëshërimin’ e zëmrës’ ati, edhe nuk’ i shtere dashurimn’ e buzëvet ati. Sellah.
3 Sepse e harrite me bekime të mirë, vure mbi krye t’ati kurorë ari të kulluarë.
4 Të lypi jetë, edhe i dhe ditt të gjata ndë jetë të jetësë.
5 Lavdia e ati ësht’ e madhe ndë shpëtim tënt; vure mbi atë lavdi e madhëri.
6 Se ti i dhe bekim ndë jetë të jetësë, e gëzove me gëzim me faqenë tënde.
7 Se mbëreti shpëren mbë Zonë, edhe me anë të përdëllimit të Lartit nukë do të tundetë.
8 Dora jote do të gjenjë gjith’ arëmiqt’ e tu, e diathta jote do të gjenjë gjithë ata që të kanë mëri.
9 Do të bënjç ata posi furrë ziari ndë kohë të zëmërimit tënt: Zoti do t’i përzienjë ndë zëmërim të ti, edhe ziar do t’i hajë,
10 Do të priç pemën’ e atyreve prej dheut, edhe farën’e atyreve prej të bijet njierëzet.
11 Se vunë ndër mënt të këqia kundrë teje, menduanë këshille (të këqia), të cilatë nukë muntnë t’i ngrehënë.
12 Përandaj do t’i bënç të kthenjënë krahatë, (kur) të bënç gati (shigjetat’ e tua) mbi kordhëzat’ e tua kundrë faqes’ atyreve.
13 Lartohu, o Zot, ndë fuqit tënde: do të këndojmë e do të psallmë për fuqinë tënde.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 O Zot, me fuqinë tënde gëzon mbreti,
sa shumë ngazëllen për shpëtimin tënd.
3 Dëshirën e zemrës ia plotësove,
lutjen e buzëve të tij nuk e përbuze. selah
4 Me bekime mirësie e prite,
mbi kokë i vure kurorë ari të kulluar.
5 Të kërkoi jetë e ia dhe,
ditë të shumta në amshim.
6 E madhe është lavdia e tij falë shpëtimit tënd,
me shkëlqim e madhështi e stolise atë.
7 Ti i jep bekime përjetë,
e mbush me gëzimin e pranisë sate.
8 Se mbreti ka besim te Zoti
dhe falë mirësisë së të Tejlartit nuk do të lëkundet.
9 Dora jote do t'i kapë tërë armiqtë e tu,
e djathta jote do t'i zërë ata që të urrejnë.
10 Do t'i hedhësh në furrën e zjarrit kur të shfaqesh,
Zoti do t'i përpijë tërë zemërim
e zjarri do t'i përlajë.
11 Farën e tyre do ta zhbish nga dheu,
pasardhësit e tyre nga njerëzit.
12 Kanë kurdisur ligësi kundër teje,
sajuan plane, por s'do t'ia dalin.
13 Do t'i bësh të kthehen pas,
harkun do ta drejtosh kundër tyre.
14 Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde,
do t'i këndojmë e do t'i thurim himne pushtetit tënd.