Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Të ndigjoftë Zoti ndë ditë të shtrëngimit! Të mburoftë emër’ i Perëndisë Jakovit!
2 Të dërgoftë ndihmë prej të shënjtëruarit (vënt ), edhe të forcoftë prej Sionësë!
3 Kujtoftë gjithë kurbanet’ e tu, edhe të prittë kurban gjithë-diegurinë! Sellah.
4 Të dhashtë pas zëmrësë s’ate, edhe mbaroftë gjithë këshillënë tënde!
5 Do të gëzonemi për shpëtimnë tënt, edhe do të madhonemi mb’emërë të Zotit Perëndisë t’ynë; mbaroftë Zoti gjithë të lypurat’ e tua!
6 Ndashti ngjoha, se Zoti shpëtoi të lyerin’ e ti; do t’e ndigjonjë prej qiellit shënjtërisë ti; shpëtim’ i së diathtës’ ati (është) me fuqi.
7 Ca (mburrenë) ndë qerre, e ca ndë kuaj, po na do të thërresmë mb’emër të Zotit Perëndisë t’ynë.
8 Ata shkanë edhe ranë, po na u ngritëm, edhe ndenjtëm drejtë.
9 O Zot, shpëto mbëretnë, edhe ndigjo-na, atë ditë që të thërresmë.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë,
emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!
3 Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores
e prej Sionit përkrahje të dhëntë!
4 Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua,
flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë! selah
5 Të dhëntë çka të do zemra,
gjithë synimet e tua i plotësoftë.
6 Do të brohorasim për fitoren tënde
dhe në emrin e Perëndisë tonë
flamujt lart do t'i ngremë.
Zoti t'i plotësoftë të gjitha kërkesat!
7 Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij,
prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon
me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
8 Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt,
por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
9 Ata u këputën e ranë,
por ne u ngritëm e qëndruam.
10 O Zot, shpëtoje mbretin.
Na dëgjoftë mbreti kur ta thërrasim.