Urat’ e Dhavidhit.
1 Ndigjo, o Zot, drejtërinë t’ime, ki kujdes lutëjesë s’ime, mba vesh uratësë s’ime, (që epetë) jo me buzë gënjeshtare.
2 Daltë gjyqi im prej faqesë s’ate, syt’ e mi pafshinë të drejta.
3 Provove zëmrënë t’ime, vure re natënë, më provove, edhe nuk’ u gjënt e shtrëmbëri tek unë, mendimi em s’ndan prej fjalëvet mia.
4 Sa për punët’ e njierëzet, unë, me anë të fjalëvet buzëvet tua, u ruajta prej udhëvet të pa-udhëvet.
5 Forco këmbët’ e mia mb’udhët tua, që të mos luanjënë çapet’ e mi.
6 Unë thirra mbë ty, se do të më ndigjonjç, o Perëndi; ul’ veshnë tënt tek unë, edhe ndigjo fjalët e mia.
7 Bën të maniçim përdëllimet’ e tu, ti që shpëton ata që shpërenjënë mbë ty prej atyreve që janë ngriturë mbë këmbë kundrë së diathtësë s’ate.
8 Ruaj-më, o Zot, posi dritën’ e syrit, mbulo-më ndënë hijen’ fletëvet tua,
9 prej sysh të pa-besëve që më bënjënë keq; arëmiqt’ e mi qarkuanë shpirtinë t’im.
10 U mbyllnë ndë dhiamë, goj’ e atyreve flet madhështi.
11 Tani më nxuarnë edhe më ranë pas gjurme, ma vunë synë, për të rrëzuarë përdhe.
12 Më përngjanjënë posi leon, (kur bënetë) gati për gjah, edhe posi këlysh leoni, që rri ndë të mpshehëta.
13 Ngreu, o Zot, harri ata, edhe rrëzo ata, ruaj shpirtinë t’im prej të pa-besit, shpatënë tënde prej arëmiqsh me anë të dorësë s’ate,
14 o Zot, prej njierëzish botësë, të cilëtë marrënë piesënë ndë jetët tyre, edhe mbushetë barku i atyreve prej së fshehuravet tua; u mbushnë me diem, edhe lanë të mbeturatë foshnjevet tyre.
15 Po unë me drejtëri do të shoh faqenë tënde; do të nginjem së pari ty, kur të cgjonem.
1 Lutje e Davidit.
Dëgjo, o Zot, çështjen e drejtë!
Vëri re klithmës sime,
dëgjoje lutjen time,
që nuk del nga buzë dredharake.
2 Prej teje gjetsha drejtësi,
sytë e tu dallofshin të drejtën.
3 Shqyrtoje zemrën time natën,
vëmë në provë, por gjë s'do të gjesh.
Kam menduar gjëra në mendjen time,
por goja ime nuk ka nxjerrë ligësi.
4 Sa për veprat e njerëzve,
përmes fjalëve të buzëve të tua
e kam ruajtur veten nga udhët e dhunës.
5 Hapat e mi kanë qëndruar në shtigjet e tua,
këmbët e mia nuk janë dridhur.
6 Ty po të thërras,
përgjigjmu, o Perëndi!
Ktheje veshin nga unë
e dëgjoji fjalët e mia!
7 Tregomë mirësinë tënde madhështore,
ti që prej kundërshtarëve shpëton
ata që tek e djathta jote shpresojnë.
8 Ruajmë si beben e syrit,
mbulomë nën hijen e krahëve të tu,
9 larg të paudhëve që më përndjekin,
armiqve gjakatarë që më kanë rrethuar.
10 Janë trashur nga dhjami,
goja e tyre flet tërë mburrje.
11 Më gjurmuan e më kanë rrethuar,
m'i kanë ngulur sytë për të më hedhur përtokë.
12 Janë si luani, të etur për të gjuajtur,
si këlyshi i luanit, që fshihet e zë pusi.
13 Ngrihu, o Zot, dili përpara, mposhte,
shpëtoma jetën prej të paudhit me shpatën tënde.
14 Shpëtomë prej vdekatarëve,
me dorën tënde, o Zot,
prej vdekatarëve të kësaj bote.
Mbushua barkun me çfarë ke ruajtur për ta,
që bijtë e tyre të ngopen
e t'u lënë me tepri fëmijëve të tyre.
15 E unë, falë drejtësisë sate, do të shoh fytyrën tënde,
do të zgjohem e do të kënaqem me praninë tënde.