1 Allilluja. Këndoni Zotit kënkë të re, lavdurim’ i ati është ndë mbëledhëje të drejtëvet.
2 Le të gëzonetë Israilli për atë që e bëri, edhe të bijt’ e Sionësë le të gëzonenë për mbëretn’ e tyre.
3 Le të lavduronjën’ emërin’ e ti me valle, me tympan’ e me psalltir le t’i psallnjënë ati.
4 Se Zotit i pëlqeu llauzi i ti, do të lartonjë të butëtë me shpëtim.
5 Të drejtëtë do të mburrenë ndë lavdi, edhe do të gëzonenë mbi shtratet të tyre.
6 Lavdurimet’ e Perëndisë do të jenë ndë gurrmast’ t’atyreve, edhe shpatatë me dy presëje ndë dorët t’atyreve,
7 që të marrënë çpagim prej kombevet, edhe të apënë mundim llauzëvet,
8 që të lidhnjënë mbëretrit’ e atyreve me litarë, edhe të lavduruarshmit’ e atyreve me lidhëje të hekurta, që të bënjënë mbë ata gjyqn’ e shkruarë.
9 Këjo lavdi do të jetë për gjithë të drejtët’ e ati. Allilluja.
Aleluja.
1 Këndojini Zotit këngë të re,
këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve.
2 Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij,
bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre.
3 Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle,
le t'i këndojnë atij me dajre e me lirë.
4 Zoti kënaqet me popullin e vet,
të përulurit i kurorëzon me shpëtim.
5 Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi,
le të brohorasin nga shtretërit e tyre.
6 Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre,
shpatat me dy tehe në dorën e tyre.
7 Për të marrë shpagim nga kombet,
për të ndëshkuar popujt.
8 Për t'i lidhur mbretërit e tyre me vargonj,
fisnikët e tyre me pranga hekuri.
9 Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit,
ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!