1 Alllluja. Lavduro, shpirti im, Zonë.
2 Do të lavduronj Zonë sa të rronj, do të psall për Perëndinë t’im sa të jem.
3 Mos kini shpëresë mbë të parët, (as) mbë bir njieriu, prej të cilit nuk’është shpëtim.
4 Ati fryma i del. Edhe kthenetë ndë dhet të ti, atë ditë mendimet’ e ati humbenë.
5 Lum ay njieri, të cilit ndihmësë është Perëndia i Jakovit, edhe shpëresa e ati është mbë Zonë Perëndinë’ e ati,
6 që bëri qiellë edhe dhenë, detnë, edhe gjithë sa janë nd’ata, që ruan vërtetëri për gjithë jetënë,
7 që u bën gjyq atyreve që u bënetë pa udhë, që ushqen të urëtitë.
8 Zoti hap (sytë) e të verbëret, Zoti drejton të kurrusuritë, Zoti do të drejtëtë,
9 Zoti ruan të huajtë, mburon të varfërinë edhe të venë, edhe prish udhën’ e fajtorëvet.
10 Zoti ka për të mbëretëruarë gjithë jetënë; Perëndia yt, o Sionë, bers pas brezi. Allilluja.
1 Aleluja!
Lavdëro Zotin, o shpirti im!
2 Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën,
do t'i këndoj Perëndisë tim derisa të jem gjallë.
3 Mos kini besim te prijësit,
apo te ndonjë bir njeriu,
prej të cilit s'vjen shpëtim.
4 Se, kur jep shpirt, kthehet në dhe,
atë ditë marrin fund synimet e tij.
5 Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit,
që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.
6 Ai krijoi qiellin e tokën,
detin dhe gjithçka në to,
ai mbetet besnik përjetë.
7 Drejtësi u jep të shtypurve,
ushqim u jep të uriturve,
Zoti çliron të robëruarit.
8 Zoti u hap sytë të verbërve,
Zoti i ngre të kërrusurit,
Zoti i do të drejtët.
9 Zoti i mbron të ardhurit,
përkrah jetimët e të vejat
dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
10 Zoti do të mbretërojë përjetë,
Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi.
Aleluja!