Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të të lavduronj me gjithë zëmërë t’ime, edhe do të të psall përpara ëngjëjet.
2 Do të adhuronj ndë kishë tënde të shënjtëruarënë, edhe do të lavduronj emërinë tënt, për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde, se madhërove fjalënë tënde më tepërë, se sa të pat dalë emëri.
3 Atë ditë që klitha, më ndigjove, i dhe fuqi shpirtit t’im.
4 Do të të lavduronjënë, o Zot, gjithë mbëretërit’ e dheut, kur të ndigjonjënë fjalët’ e gojësë s’ate,
5 edhe do të këndonjënë nd’udhët të Zotit, se lavdi’ e Zotit ësht’ e madhe.
6 Se Zoti ësht’ i lartë, edhe shtie sytë mbi të poshtërat, po të lartin’ e ngjeh që së mërguari.
7 Ndë ecësha ndë mest të shtrëngimit, do të më apç frymë të gjallë, do të ndenjç dorënë tënde kundrë zëmërimit arëmiqet mi, edhe e diathta jote më ka për të shpëtuarë.
8 Zoti do të mbaronjë (ato që duhenë) për mua; o Zot, përdëllimi yt është për gjithë jetënë, mos kthe sytë mbë-nj’-anë nga punët’ e duaret tua.
1 Psalm i Davidit.
Do të të falënderoj me gjithë zemër,
para hyjnive për ty do të këndoj.
2 Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë
dhe emrin tënd do të përlëvdoj
për mirësinë e besnikërinë tënde,
sepse emrin tënd dhe fjalën tënde
i ke lartësuar mbi gjithçka.
3 Ditën që të thirra, më dëgjove,
shpirtit tim i dhe guxim e fuqi.
4 Gjithë mbretërit e tokës do të të përlëvdojnë, o Zot,
se i kanë dëgjuar fjalët e gojës sate.
5 Do të këndojnë për udhët e Zotit:
«E madhe është lavdia e Zotit!».
6 I lartë është Zoti, por të përulurin e shikon,
ndërsa kryelartin e dallon nga larg.
7 Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë,
ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve,
do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.
8 Zoti do të përmbushë gjithçka për mua.
O Zot, mirësia jote mbetet në amshim,
nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!