1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Lavduroni Perëndin’ e perëndivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
3 Lavduroni Zon’ e zotërivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
4 Atë që vetëmë bën punë të maniçime të mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
5 Atë që bëri qielltë me mënt, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
6 atë që qëndroj dhenë mbi ujërat, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
7 Atë që bëri dritat’ e mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
8 diellënë për urdhërin’ e dritësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
9 hënën’ edhe yjtë për urdhërin’ e natësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
10 Atë që goditi Misirinë bashkë me të paralindurit djemt’ e atyreve, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
11 edhe nxori Israillë prej mesit atyre, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
12 me dorë të fortë, edhe me krahë të gjatë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
13 Atë që ndau Den’ e Kuq mbë dy, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
14 edhe bëri Israillë e shkoi për mes ati, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
15 edhe hodhi Faraonë edhe fushatën’ e ati ndë Det të Kuq, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
16 Atë që i hoqi udhënë llauzit ti ndë shkretëtirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
17 atë që goditi mbëretrë të mëdhenj, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
18 edhe vrau mbëretrë të fortë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
19 Sionë, mbëretn’ e Amorevet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
20 edhe Ogunë, mbëretn’ e Vashanit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
21 edhe u dha dhen’ e atyreve për trashëgim, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
22 trashëgim mbë Israillë, shërbëtor’ e ti, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
23 I cili na kujtoi ndë të përgjunjurit tënë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
24 edhe na shpëtoi prej arëmiqet tanë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
25 Atë që dha të ngrënë ç’do kurmi, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
26 Lavduroni Perëndin’ e qiellit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
1 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2 Përlëvdoni Perëndinë e perëndive,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3 Përlëvdoni Zotin e zotërve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4 Vetëm ai bën mrekulli të mëdha,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5 Me urti e krijoi qiellin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
6 Tokën e shtriu mbi ujëra,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
7 Ai i krijoi ndriçuesit e mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
8 Diellin që të sundojë ditën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
9 Hënën dhe yjet që të sundojnë natën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
10 Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
11 Ai e nxori Izraelin nga vendi i tyre,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
12 Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
13 Ai e ndau detin e Kuq më dysh,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
14 Përmes tij e kaloi Izraelin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
15 Atje plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
16 Popullin e vet e udhëhoqi nëpër shkretëtirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
17 Ai dërrmoi mbretër të mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
18 Vrau mbretër të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
19 Sihonin, mbretin e amoritëve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
20 Ogun, mbretin e Bashanit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
21 Tokën e tyre e dha trashëgim,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
22 Trashëgim Izraelit, shërbëtorit të vet,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
23 U kujtua për ne kur ishim të poshtëruar,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
24 Dhe na çliroi nga armiqtë tanë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
25 Ai i jep ushqim çdo gjallese,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
26 Përlëvdoni Perëndinë e qiejve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.