Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Vura shpëresënë mbë Zonë, qysh i thoni shpirtit t’im: Ikë ndër male posi shpes?
2 Sepse, na fajtorëtë tek ngrehnë hargunë, bënë gati shigjetatë mbi kordhëzënë, për të shigjetuarë ndë errëcirë zëmërë-drejtëtë.
3 Sepse ata rrëzuanë ato që ndërtove ti, po i drejti ç’bëri?
4 Zoti është ndë të shënjtëruarën’ e ti, Zoti (ka) fron’ e ti ndë qiell; syt’ e ati vënë re të nevojëshiminë, qepallat’ e ati vështronjënë të bijt’ e njierëzet.
5 Zoti vështron të drejtinë, po të pa-besinë edhe atë që do të shtrëmbërinë shpirti i ati e ka mëri.
6 Do të bënjë të bierë shi kurthash mbi fajtorët; ziarr, e squfurë, e erë e fortë është pies’ e qeftit atyreve.
7 Se Zoti ësht’ i drejtë, edhe do drejtëri, syr’ i ati sheh drejtëri.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Te Zoti kam gjetur strehë,
si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?».
2 Ja, të paudhët e ngrehin harkun,
mbi kordhë vënë shigjetën,
që nëpër errësirë të gjuajnë
mbi ata që janë zemërdrejtë.
3 Po të shemben themelet,
i drejti ç'mund të bëjë?
4 Zoti është në tempullin e tij të shenjtë,
Zoti e ka fronin në qiell,
sytë e tij vëzhgojnë,
qepallat e tij rrinë hapur mbi bijtë e njerëzve.
5 Zoti vë në provë të drejtin e të paudhin,
e urren atë që dëshiron dhunën.
6 Mbi të paudhët do të lëshojë fatkeqësi, zjarr e squfur,
në kupë do të kenë për hise erë përvëluese.
7 Se Zoti është i drejtë, ai e do drejtësinë.
I drejti do ta shohë fytyrën e tij.