Psallm’ e Dhavidhit.
1 Beko Zonë, o shpirti im, edhe gjithë të përbrëndëshmet’ e mia, emërin’ e ati të shënjtëruarinë.
2 Beko Zonë, o shpirti im, edhe mos harro gjithë të miratë, që të ka dhënë,
3 atë që fal gjithë pa-udhërit’ e tua, atë qi shëron gjithë sëmundëjet’ e tua,
4 atë që çpërblen jetënë tënde prej prishëjesë; atë që të kurorëzon me ndëjesë e me përdëllime,
5 ai që ngin dëshërimnë tënt me të mira; djalëria jote përtërihetë posi e shqipesë.
6 Zoti bën drejtëri e gjyq gjithë atyre që u bënetë pa udhë.
7 I dëfteu udhët’ e tia Mojsiut, punët’ e tia të bijet Israillit.
8 Zoti ësht’ i dhëmpshurë e i përdëllyeshim, zëmërë-gjerë e përdëllim-math.
9 Nukë do të zëmëronetë përherë, as nukë do të mbajë mëri për gjithë jetënë.
10 Nukë na e bëri pas pa-udhërivet t’ona, as na e çpagoi pas fajevet t’anë.
11 Se sa i lartë është qielli prej dheut, kaqë i math është përdëllim’ i Zotit mb’ata që i kanë frikë.
12 Sa ndan të lindurit’ e diellit nga të perënduarëtë, kaqë largoj prej nesh pa-udhëritë t’ona.
13 Sikundër i dhëmp atit për diemt, kështu i dhëmp edhe Zotit për ata që i kanë frikë.
14 Se ay ngjeh krijesënë t’ënë, e mba ment se jemi baltë.
15 Ditt’ e njieriut janë pos bari, posi luleja e fushësë, kështu lulëzon.
16 Se shkon era mb’atë, edhe s’është më, edhe vënd’ i ati nukë do t’e ngjohë më.
17 Po përdëllim’ i Zotit është jetë pas jete mbë ata që i kanë frikë, edhe drejtëri e ati mbë të bijt e të bijet,
18 që ruanjënë dhiatën’e ati, edhe mbanë mënt urdhërimet’ e ati, që t’i bënjënë.
19 Zoti bëri gati fron’ e ti ndë qiell, edhe mbëretëria e ati zotëron mbi gjithë.
20 Bekoni Zotnë, ju gjithë ëngjëjt’ e ati, të fortë me fuqi, ju që bëni fjalën’ e ati, ju që ndigjoni zën’ e fjalëvet ati.
21 Bekoni Zotnë, ju gjithë fuqit’ e ati, ju punëtorët’ e ati, që bëni dashurimn’ e ati.
22 Bekoni Zotnë, ju gjithë punët’ e ati, mbë çdo vënt të zotërisë ati; beko Zotnë, o shpirti im.
1 I Davidit.
Bekoje Zotin, o shpirti im,
dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.
2 Bekoje Zotin, o shpirti im,
dhe mos i harro bamirësitë e tij.
3 Ai fal tërë paudhësitë e tua,
ai shëron tërë sëmundjet e tua.
4 Ta shpëton jetën prej varrit,
të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.
5 Ai ta mbush jetën me të mira,
ai të rinon si shqiponjën.
6 Zoti bën vepra të drejta,
u jep drejtësi të shtypurve.
7 Udhët e tij ia dëftoi Moisiut,
veprat e tij bijve të Izraelit.
8 Zoti është i dhembshur e i mëshirshëm,
i duruar e plot mirësi.
9 Nuk padit përgjithmonë,
as mban mëri përjetë.
10 Nuk na trajton sipas mëkateve tona,
as na shpaguan sipas paudhësive tona.
11 Sa lart është qielli nga toka,
aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë.
12 Sa larg është lindja nga perëndimi,
aq i largon prej nesh paudhësitë tona.
13 Siç i dhimbsen bijtë një ati,
ashtu i dhimbsen Zotit ata që e druajnë.
14 Se ai e di si jemi krijuar,
nuk harron që jemi pluhur.
15 Ditët e njeriut janë si bari,
ai lulëzon si lulja e fushës.
16 Fryn era dhe e shuan,
nuk dihet as ku ka qenë.
17 Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë
dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,
18 për ata që mbajnë besëlidhjen e tij,
që zbatojnë pa harruar porositë e tij.
19 Zoti e ka vendosur fronin në qiell,
mbretëria e tij sundon gjithçka.
20 Bekojeni Zotin, o ju engjëjt e tij të fortë e të fuqishëm,
ju që zbatoni urdhrat e tij, sapo dëgjoni fjalët e tij.
21 Bekojeni Zotin, gjithë ju ushtritë e tij,
ju shërbestarët e tij, që bëni vullnetin e tij.
22 Bekojeni Zotin, gjithë ju veprat e Zotit,
në çdo vend ku ai sundon.
Bekoje Zotin, o shpirti im!