Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të këndonj përdëllim e gjyq, për ty, o Zot, do të psall.
2 Edhe do të jem i urtë nd’udhë të pa-ndyrë; kur do të vish ndek unë, do të ecënj ndë të pa-keqen’ e zëmrësë s’ime, ndë mes të shtëpisë s’ime.
3 Nukë do të vë përpara syvet mi gjë të keqe; marr mëri ata që dalënë jasht’ udhësë, nukë do të më ngjitetë.
4 Zëmër’ e shtrëmbërë do të çqitetë prej meje, nukë do të ngjoh të keqenë.
5 Atë që përflet fshehuraj të afërmin’ e ti, këtë do t’e ndiek; nukë do të ha bashkë me atë që ka sy madhështuar. Edhe zëmërë që lakëmon.
6 Syt’ e mi do të jenë mbi besëtarët’të dheut, që të rrinë bashkë me mua; ay që ecën ndë udhë të pa-ndyrë, ky do të më shërbenjë.
7 Ay që gënjenë, s’ka për të ndënjurë ndë mes të shtëpisë s’ime; ay që flet gënjeshtrë, nukë do të qëndronjë përpara syvet mi.
8 Për mëngjes kam për të prishurë gjithë fajtorët’ e dheut, që të shuanj prej qytetit Zotit gjithë ata që punonjënë pa udhë.
1 Psalm i Davidit.
Mirësisë e drejtësisë do t'i këndoj,
ty do të të thur himne, o Zot.
2 Do të ndjek me urti udhën e përsosur,
kur do të vish tek unë?
Do të jetoj me zemër të pastër,
brenda në shtëpinë time.
3 S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë,
e urrej veprën e dinakut,
një gjë e tillë nuk do të më prekë.
4 Do ta mbaj larg zemrën e shthurur,
për të keqen nuk dua as t'ia di.
5 Atë që të afërtin tinëz e përflet do ta shfaros,
mendjemadhin e kryelartin s'do ta duroj.
6 Kërkoj me sy besnikët e vendit,
ata do të banojnë me mua;
ai që ecën udhës së përsosur,
ai do të jetë shërbëtori im.
7 Mashtruesi s'ka për të banuar brenda shtëpisë sime,
kush flet rrena nuk do të qëndrojë para syve të mi.
8 Në mëngjes do të shfaros gjithë të këqijtë e vendit,
që t'i zhbij prej qytetit të Zotit
të gjithë ata që bëjnë paudhësi.