1 Përse rri së largu, o Zot? Fshihe ndë kohëra shtrëngimi?
2 Ndë madhështi të pa-besit përvëlonetë dorë-holli; le të zihenë ndë diallësi që shkonjënë ndër mënt.
3 Se fajtori mburretë ndë dëshërimet’ e shpirtit ti, edhe i paudhi lumëron vetëvetëhenë: nuk e zë për gjë Zonë.
4 Fajtori, për madhështin’ e faqesë ti, nukë do të kërkonjë, s’ka Perëndi mbë gjithë mendimet të ati.
5 Udhët’ e ati ndyhenë ndë çdo kohë, gjyqet’ e tu janë shumë lart nga faqeja e ati, çfryn kundrë gjith’ arëmiqet ti.
6 Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të tundem bres pas brezi, pa ndonjë të keqe.
7 Goja e ati është plot me mallëkim e me hidhërim e me gënjeshtrë, ndënë gjuhën’ e ati ësht’ e keqe edhe pa-udhëri.
8 Rri ndë ushe ndëpër fshatra, që të vrasë të pafajminë ndë të pshehëtë, syt’ e ati përgjonjënë të nevojëshiminë.
9 Pulitetë ndë të fshehëtë, si leoni ndë shpellët të ti, pulitetë për të rrëmbyerë dorë-hollinë, rrëmben dorë-hollinë, kur heq ndë lak të ti.
10 Kërrusetë e uletë, që të bienë të nevojëshimitë ndër thonj t’ati.
11 Sepse tha ndë zëmërët të ti: Harroi Perëndia; ktheu mbënjanë faqen’ e ti, për të mos parë kurrë.
12 Ngreu, o Zot, o Perëndia im, u lartoftë dora jote, mos harro kurrë të nevojëshimit’ e tu.
13 Për ç’punë zëmëroi Perëndinë i pa-besi? Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të kërkonjë.
14 Sheh, se ti vështron të shtrembërëtë edhe të sharëtë, që ta çpaguanjç me dorët tënde; dorë-holli lihetë ndë dorët tënde, ti je ndihmësi i të varfërit.
15 Dërrmo krahën’ e fajtorit edhe të keqit, do të kërkonetë faji i ati, nukë do të mos gjëndetë.
16 Zoti është mbëret ndë jetë të jetësë, kombetë do të vdirenë prej dheut ati. Ndigjove dëshërimn’ e të nevojëshimet,
17 o Zot, do të bënjç gati zëmërën’ e atyreve, do të ndigjonjç me veshnë tënt,
18 që të gjykonjç të varfërinë edhe të zëmërë-ulëtinë, gjersa të mos mundonjë më njieriu mbi dhet.
Lamed
1 Përse rri larg, o Zot?
Pse fshihesh në kohë të vështira?
2 I paudhi shfrytëzon me mburrje skamnorin;
rënçin në kurthet që ngritën vetë.
3 Me dëshirat e veta mburret i paudhi,
ndërsa lakmitari shan e mallkon Zotin.
4 I paudhi e mban hundën përpjetë e nuk kërkon ,
mendon se nuk ka Perëndi.
5 Punët i venë gjithnjë mbarë,
gjykimet e tua janë larg prej tij
dhe kundërshtarët i fshin me një frymë.
6 Thotë me vete:
«Nuk do të trandem,
kurrë nuk do më gjejë e keqja».
Pe
7 Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e dhunë,
nën gjuhë ka ligësi e poshtërsi.
8 Zë pritë nëpër fshatra,
vret të pafajshmin në vende të fshehta
e me sy përgjon fatkeqin.
Cade
9 Fshihet e pret si luani në strofull,
pret për të rrëmbyer skamnorin,
e rrëmben dhe e zvarrit në rrjetën e tij.
10 Struket e mblidhet kruspull
dhe para forcës së tij fatkeqët bien.
11 I paudhi thotë me vete: «Perëndia harron,
është fshehur e nuk sheh gjë».
Kof
12 Ngrihu, o Zot,
ngrije dorën, o Perëndi,
e mos i harro skamnorët.
13 Pse i paudhi e përçmon Perëndinë
e thotë me vete:
«Ti nuk do të më shqyrtosh?».
Resh
14 Por ti ke parë,
se ti e sheh ligësinë dhe brengën,
ti i peshon me dorën tënde.
Te ti mbështetet fatkeqi,
ti je ndihmësi i jetimit.
Sin
15 Thyeja krahun të paudhit e të ligut,
hetoje për paudhësinë gjer në fund.
16 Zoti mbretëron përjetë,
por kombet zhduken nga toka e tij.
Tau
17 Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot,
ua forcon zemrën e bën kujdes,
18 që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit,
që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.