Mashhil i Ethan Ezrahitit.
1 Kam me kënduem gjithë jetënë për përdëllimet e Zotit, kam me diftuem me gojënë t’eme të vërtetënë tande bres mbas brezi.
2 Se thashë, ka me u bamë përdëllim për gjithë jetënë, ke me forcuem të vërtetënë tande ndër qillt.
3 Bana dhiate bashkë me të sgjedhunitë t’em, iu përgjërueshë Davidit shërbëtorit t’em, 4 kur-do kam me forcuem farënë tande, edhe kam me ndërtuem shkambinë tand bres mbas brezi. Selah.
5 Edhe qilltë kanë me lavduruem mërekullit’ e tua, o Zot, edhe të vërtetënë tande ndë përmbëledhëje shenjtënash.
6 Se kush mundetë me u bamë nji me Zotinë ndë qiell? Edhe cilli ndër të bijt e të fortëvet mundetë me i shëmbëllyem Zotit?
7 Perëndiaashtë fort i drashunë ndë këshillet të shenjtënavet, edhe i frikshim ndër gjith’ ata qi janë rreth ati.
8 O Zot Perëndia i fuqivet, kush të shëmbëllen tyi? Je i fortë, o Zot, edhe e vërteta jote ashtë rreth teje.
9 Ti urdhënon fuqin’ e detit, edhe ti sbut të ngritunit’ e valëvet ati.
10 Ti dërrmove Rahabënë, porsi të plagosunë, përdave anëmiqt’ e tu me krahin’ e fuqisë s’ate.
11 Qilltë janë të tutë, edhe dheu asht’ yti, ti themelove botën’ edhe të mbushunit’ e asai.
12 Ti krijove anën’ e borës’ edhe anën’ e mies-ditësë, Thabori edhe Hermoni kanë me u gëzuem për eminënë tand.
13 Krahi yt asht’ i fortë, dora jote asht’ e fuqishime, e diathta jote asht’ e naltë.
14 Dreitëni edhe gjyq ashtë themeli i shkambit t’yt, përdëllimi edhe e vërteta prijnë përpara syvet tu.
15 Lum ai popull qi ngjef brohori; o Zot, kanë me ecunë ndë dritë të faqesë s’ate.
16 Gjithë ditënë kanë me u gëzuem mb’emënit tand, edhe kanë me u naltuem mbë dreitënit tande.
17 Se ti je mburrimi i fuqisë atyne, edhe ndë pëlqimt tand ka me u naltuem brini ynë.
18 Se ndifma jonë asht’ e Zotit, edhe mbëreti ynë asht’ i shenjtit Israel.
19 Ateherë i fole të dreitit t’yt me të pamë, edhe i the: Vuna ndifmë mbë nji të fortë, naltova nji të sgjedhunë prei popullit.
20 Gjeta Davidinë shërbëtorinë t’em, e leva me voj t’em të shenjtënuem.
21 Dora eme ka me e forcuem, edhe krahi em ka me i dhanë fuqi.
22 Anëmik s’ka me dalë ma i fortë se ai, as bir pa-udhënie s’ka me i bamë keq.
23 Edhe kam me premë anëmiqt’ e ati përpara syvet ati, edhe kam me thyem ata qi e kanë mëni.
24 Por dreitënia eme edhe përdëllimi em kanë me qenunë bashkë me ate, edhe mb’emënit t’em ka me u naltuem brini i ati.
25 Edhe kam me vumë dorën’ e ati mbë dhet, edhe të diathtën’ e ati mbë lumënat.
26 Ai ka me thirrunë tek unë: Ti je Ati em, Perëndia em, edhe shkrepi i shpëtimit t’em.
27 Edhe unë kam me e bamë paralindës, të naltë mbë mbëretënit e dheut.
28 Kur-do kam me rueitunë përdëlliminë t’em për ate, edhe dhiata eme ka me qenun’ e besueme bashkë me ate.
29 Edhe do të baj farën’ e ati me mbetunë jetë mbas jete, edhe shkambi i ati porsi ditt’ e qiellit.
30 Ndë hiekshinë dorë të bijt’ e ati prei ligjësë s’eme, edhe ndë mos ecëshinë ndë gjyqet e mi,
31 ndë ndyfshin’ urdhënimet’ e mi, edhe ndë mos rueiçinë porosiat’ e mia,
32 ateherë kam me vështruem me shkop paudhënit’ e atyneve, edhe me vishkulla të shtrembëtat’ e atyneve.
33 Por s’kam me hiekunë përdëlliminë t’em prei ati, as kam me dalë rrenës ndë të vërtetët t’eme.
34 S’kam me prishunë dhiatenë t’eme, as kam me këthyem qish duel prei buzëvet mia.
35 Nji herë bana be mbë shenjtëninë t’eme, se s’kam me dalë rrenës te Davidi.
36 Fara e ati ka me mbetunë për gjithë jetënë, edhe shkambi i ati porsi dielli, përpara meje,
37 edhe porsi hana ka me qindruem për gjithë jetënë, edhe porsi deshmitar i besuem ndë qiell. Selah.
38 Por ti hodhe tej, edhe more mëni, edhe u zemërove kundrë të lyemit t’yt.
39 Prishe dhiaten’ e shërbëtorit t’yt, ndyne kunorën’ e ati tue hedhunë për dhe.
40 Rrënove gjithë gjerdhet’ e ati, prishe muret’ e ati.
41 Rrëmbejën’ ate gjithë ata qi shkojën’ udhësë; u ba shpërnderim ndër fëqinjt e vet.
42 Naltove të diathtën’ e anëmikut ati, gëzove gjith’ anëmiqt’ e ati:
43 shtrembënove presën’ e shpates’ ati, edhe nuk’ i ndife ndë luftë,
44 shove shkëlqimin’ e ati, edhe hodhe përdhe shkambin’ e ati.
45 Shkurtove ditt’ e dielmënisë ati, u mbulove me turp. Selah.
46 Deri kurë, o Zot? Ke me këthyem faqenë mbënjanë përherë? Ka me u diegunë zemërimi yt porsi ziarrm?
47 Kuito, sa e shkurtën ashtë koha eme, mos i ke krijuem kot gjithë të bijt’ e njerëzëvet?
48 Cilli njeri ka me rruem, e s’ka me pamë vdekë? Cilli ka me shpëtuem shpirtin e vet prei dorësë vorrit? Selah.
49 Ku janë përdëllimet’ e tu të moçimitë, o Zot, qi bane be Davidit ndë të vërtetët tande?
50 Kuito, o zot, shpërnderimin’ e shërbëtorëvet tu, qi bar ndë gjijt t’em prei shumë popujsh,
51 me të cillinë shpërnderuen’ anëmiqt e tu, o Zot, me të cillinë shpërnderuenë gjurmat’ e të lyemit t’yt.
52 I bekuem qoftë Zoti për gjithë jetënë. Amen, edhe amen.
Mashhill’ i Ethan Ezrahitit.
1 Do të këndonj gjithë jetënë për përdëllimet e tu, o Zot, me gojët timë do të dëftenj të vërtetënë tënde bres pas brezi.
2 Se thashë, do të bënetë përdëllim për gjithë jetënë, do të forconjç të vërtetënë tënde ndër qiejt.
3 Bëra dhiatë bashkë me të cgjedhurinë t’im, iu përgjëruashë Dhavidhit shërbëtorit t’im,
4 kurdo kam për të forcuarë farënë tënde, edhe kam për të ndërtuarë fronë tënt bres pas brezi. Sellah.
5 Edhe qiejtë do të lavduronjënë punët’ e tua të maniçimetë, o Zot, edhe të vërtetënë tënde ndë mbëledhëje shënjtorësh.
6 Se kush munt të bënetë një me Zonë ndë qiell, edhe cili ndër bijt e të fortit munt të shëmbëllenjë mbë Zonë?
7 Perëndia është fort i lavduruarë ndë këshillët të shënjtorëvet, edhe i frikshim ndë gjithë ata që janë rreth ati.
8 O Zot Perëndia i fuqivet, kush të shëmbëllen ty? Je i fortë, o Zot, edhe e vërteta jote është rrotullë teje.
9 Ti urdhëron fuqin’ e detit, edhe ti cbut të ngriturit’ e valëvet ati.
10 Ti dërrmove Raavenë posi të plagosurë; përndave arëmiqt’ e tu me krahën’ e fuqisë sate.
11 Qiejtë janë të tutë, edhe dheu ësht’ yti; ti themelove botënë edhe të mbushurit e asaj.
12 Ti krijove anën’ e borësë edhe anën’ e mies-ditësë; Thavori edhe Hermoni do të gëzonenë për emrinë tënt.
13 Krahu yt ësht’ i fortë, dora jote ësht’ e fuqishime, e diathëta jote ësht’ e lartë.
14 Drejtëri edhe gjyq është themeli i fronit tënt; përdëllimi edhe e vërteta do të ecënjënë përpara syvet tu.
15 Lum ay llaus që ngjeh brohori; o Zot, do të ecënjënë ndë dritët të faqesë s’ate,
16 Edhe do të gëzonenë mbë emërit tënt gjithë ditënë, edhe do të lartonenë mbë drejtërit tënde.
17 Se ti je mburimi i fuqisë atyre, edhe ndë pëlqimt tënt do të lartonetë briri ynë.
18 Se ndihma është’ e Zotit, edhe mbëreti ynë ësht’ i shënjtit Israill.
19 Atëhere i fole të drejtit tënt me të parë, edhe the: Vura ndihmë mbë një të fortë, lartova një të cgjedhurë prej llauzit tim.
20 Gjeta Dhavidhë, shërbëtorinë t’im, e leva me vaj t’im të shënjtëruarë.
21 Dora ime do t’e forconjë, edhe krahu im do t’i apë fuqi.
22 Arëmik s’ka për të dalë më i fortë se ay, edhe bir pa-udhërie s’i ka për të bërë keq.
23 Edhe kam për të prerë arëmiqt’ e ati përpara syvet ati, edhe kam për të thyerë ata që i kanë mëri.
24 Po drejtëria ime edhe përdëllimi im do të jenë bashkë me atë, edhe mbë emërit tim do të lartonetë briri ati.
25 Edhe do të vë dorën’ e ati mbë det, edhe të diathtën’ e ati mbë lumënjt.
26 Ay do të thërresë ndek unë: Ti je Ati im, Perëndia im, edhe gur’ i shpëtimit t’im.
27 Edhe unë do t’e bënj dialë të parë, të lartë mbi mbëretrit të dheut.
28 Kurdo do të ruanj përdëllimnë t’im për atë, edhe dhiata ime do të jetë e besuarë bashkë me atë.
29 Edhe do të bënj farën’ e ati të mbetetë jetë pas jete, edhe fron’ e ati posi ditt’ e qiellit.
30 Ndë heqshinë dorë të bijt’ e ati prej nomit t’im, edhe ndë mos ecëshinë ndë gjyqet të mi,
31 ndë prishçinë urdhëratat’ e mia, edhe ndë mos ruajtishinë porosit’ e mia,
32 atëhere do të vështronj me shkop pa-udhërit’ e atyreve, edhe me frushkulla shtrëmbërit’ e atyreve.
33 Po nukë do të heq përdëllimnë t’im prej ati, as do të dal rremës ndë të vërtetët t’ime.
34 Nukë do të prish dhiatënë t’ime, as nukë do të kthenj ç’dualë prej buzëvet mia.
35 Një herë bëra be mbë shënjtërinë time, se nukë do të dal rremës te Dhavidhi.
36 Far’ e ati ka për të mbeturë gjithë jetënë. Edhe fron’ i ati posi dielli përpara meje,
37 edhe posi hëna ka për të qëndruarë gjithë jetënë, edhe (posi) martyr i besuarë ndë qiell. Sellah.
38 Po ti hodhe tej, edhe more mëri, u zëmërove kundrë të lyerit tënt.
39 Prishe dhiatën’ e shërbëtorit tënt; ndyre për dhe kurorën’ e ati.
40 Rrëzove gjithë gjerdhet’ e ati, prishe muret’ e ati.
41 Rrëmbenjënë atë gjithë ata që shkonjënë udhësë; u bë çpërnderim ndër fëqinjt’ e mi.
42 lartove të diathtën’ e arëmiqet ati, gëzove gjithë arëmiqt’ e ati,
43 shtrëmbërove presëjen’ e shpatësë ati, edhe nuk’ i ndihe ndë luftë,
44 shove shkëlqimn’ e ati, edhe hodhe për dhe fron’ e ati.
45 Shkurtove ditt’ e dialërisë ati, e mbulove me turp. Sellah.
46 Gjer kur, o Zot, do të kthenç faqenë mbë-nj’-anë për herë? Do të digjetë zëmërimi yt posi ziar?
47 Kujto, sa e shkurtërë është koha ime, mos i ke krijuarë kot gjithë të bijt’ e njerëzet?
48 Cili njieri ka për të rruarë, edhe s’ka për të parë vdekëje? (Cili) ka për të shpëtuarë shpirtin’ e ti prej dorësë varrit? Sellah.
49 Ku janë përdëllimet’ e tu të moçimitë, o Zot, që bëre be Dhavidhit ndë të vërtetët tënde?
50 Kujto, o Zot, çpërnderimn’ e shërbëtorëvet tu, që mbanj ndë gjit t’im prej shumë kombeve,
51 me të cilënë çpërnderuanë arëmiqt’ e tu, o Zot, me të cilënë çpërnderuanë gjurmët’ e të lyerit tënt.
52 I bekuarë qoftë Zoti për gjithë jetënë. U bëftë, u bëftë!