Psallm’ e Davidit, kur ndërroi faqen’ e vet përpara Abimellehut, edhekyi e lishoi, e iku.
1 Kam me bekuem Zotinë mbë qish do kohë, lavdurimi i ati ka me qenunë kurdo ndë gojët t’eme.
2 Shpirti em do të mburretë mbë Zotinë, të butëtë kanë me ndëgjuem, edhe kanë me u gëzuem.
3 Madhënoni Zotinë bashkë me mue, edhe le të naltoimë bashkë emënin’ e ati.
4 Kërkova Zotinë, edhe më ndëgjoi, edhe më shpëtoi prei gjithë frikavet mia.
5 Shtinë sytë mb’atë, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyne s’u turpënuenë.
6 Kyi i vobegu thërriti, edhe Zoti e ndëgjoi, edhe e shpëtoi prei gjithë shtrëgimevet ati.
7 Engjulli i Zotit ve ushtërinë rreth atyneve qi e kanë frikë, edhe i ruen.
8 Ngjinoni edhe shifni, se Zoti asht’ i mirë. Lum ai njeri qi shpëren mb’atë.
9 Droni Zotinë, o shenjtënit’ e ati,se s’u mengon gja atyne qi druejën’ atë.
10 Këlysht’ e leonëvet kanë nevojë edhe kanë uni, por ata qi kërkojënë Zotinë, s’u mengon as ndonji gja e mirë.
11 Eni, o dielm, më ndëgjoni: kam me u mësuem frikën’ e Zotit.
12 Qish asht’ ai njeri qi dëshëron jetë, edhe do ditt të gjata , për me pamë të mira?
13 Ruei gjuhënë tande prej së keqesë, edhe buzët’ e tua prei të folunit gënjeshtrë.
14 Hiqu prei së keqesë, edhe ban mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15 Syt’ e Zotit janë mbi të dreitët, edhe veshët’ e ati mbë të bërtitunit e atyne.
16 Faqeja e Zotit ashtë kundrë atyne qi bajënë keq, për me bierrë të përmendunit’ e atyne prei dheut.
17 Të dreitëtë thërritnë, edhe Zoti i ndëgjoi, edhe i shpëtoi prei gjithë shtrëngimevet atyne.
18 Zoti ashtë ngjat atyne qi kanë zemërën’ e thyeme, edhe shpëton të përvumitë ndë shpirt.
19 Shtrëngimet’ e të dreitit janë shumë, por Zoti ka me e shpëtuem prei gjithë këtyne.
20 Ai ruen gjithë eshtënat’ e ati, as nji prei këtyne s’ka me u thyem.
21 E keqeja ka me vramë fajtorinë, edhe ata qi kanë mëni të dreitinë, kanë me u bamë fajtorë.
22 Zoti shpërblen shpirtin’ e shërbëtorëvet vet, edhe gjith’ ata qi shpërejënë mb’atë s’kanë me u shkretuem.
Psallm’ e Dhavidhit, kur ndërroi faqen’ e ti përpara Avimellehut, edhe kyj e lëshoj, e iku.
1 Do të bekonj Zonë mbë çdo kohë, lavdim’ i ati do të jetë kurdo ndë gojët t’ime.
2 Shpirti im do të mburretë mbë Zotnë, të butëtë do të ndigjonjënë, edhe do të gëzonenë.
3 Madhoni Zonë bashkë me mua, edhe le të lartojmë bashkë emrin’ e ati.
4 Kërkova Zonë, edhe më ndigjoi, edhe më shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e mi.
5 U afruanë ndek ay, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyreve nuk’ u turpëruanë.
6 Ky dorë-holli thërriti, edhe Zoti e ndigjoj, edhe e shpëtoj prej gjithë shtrëgimevet ati.
7 Engjëll’ i Zotit vë fushatënë rreth atyreve që i kanë frikë, edhe i ruan.
8 Viri ndë gojë edhe shihni, se Zoti ësht’ i mirë. Lum ay njieri që shpëren mb’atë.
9 Kini frikë Zotit, gjithë shënjtorët’ e ati, se nuk’ u shteretë gjë atyreve që i kanë frikë.
10 Të pasuritë u varfëruanë edhe i mori uria, po ata që kërkonjënë Zotnë, nuk’ do t’u shteretë ndonjë e mirë.
11 Ejani, o dielm, më ndigjoni: do t’u mësonj frikën’ e Zotit.
12 Ç’ ësht’ ay njieri që kërkon jetë, do të shohë ditt të mira?
13 Ruaj gjuhënë tënde prej së keqesë, edhe buzët’ e tua të mos flasënë gënjeshtrë.
14 Hiqu prej së keqesë, edhe bën mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15 Syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve.
16 Po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq, që të humpnjë kujtimn’ e atyreve prej dheut.
17 Të drejtëtë thërritnë, edhe Zoti i ndigjoi, edhe i shpëtoi nga gjithë shtrëngimet’ e atyreve.
18 Zoti është ngjat atyreve që kanë zëmrë të thyerë, edhe shpëton të përgjunjuritë ndë shpirt.
19 Shtrëngimet’ e të drejtëvet janë shumë, po Zoti do t’i shpëtonjë prej gjithë atyreve.
20 Zoti ruan gjithë eshtërat’ e atyreve, as një prej këtyre nukë do të thyhetë.
21 E keqeja do të vrasë fajtorëtë, edhe ata që kanë mëri të drejtinë, do të bënenë fajtorë.
22 Zoti shpëton shpirtin’ e shërbëtorëvet ti, edhe gjithë ata që shpërenjënë mb’atë nukë do të bënenë fajtorë.