Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Shpëto-më, o Zot, prei njeriut keq, ruei-më prei njeriut shtrembëtë,
2 të cillëtë mendojënë të këqia ndë zemërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëna.
3 Prefnë gjuhën’ e vet porsi të gjarpënit, vëner aspidhe ashtë ndënë buzët t’atyne. Selah.
4 Ruei-më, o Zot, prei dorësë të pabesit, shpëto-më prei njeriut shtrembëtë, të cillëtë mendohenë me rrëshqitunë hapat’ e mia.
5 Madhështorëtë pshefnë kurth kundrë meje, edhe shtrinë rrieta me tërkuzë ndë kambët të mia, ngrefnë leqe për mue. Selah.
6 Thashë Zotit: Ti je Perëndia em, ven’-i vesh, o Zot, zanit lutëjesë s’eme.
7 Zot Perëndi, fuqia e shpëtimit t’em, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8 Mos i apish, o Zot, të pa-besit dëshërimetë, mos lash me u mbaruem mendimi i ati, qi të mos naltohenë. Selah.
9 Kryet’ e atyne qi më qarkojënë, e mbuloftë të keqt’ e buzëvet atyne.
10 Rafshinë thëngjij të ndezunë mbi ata, u hethshinë ndë ziarrm, ndë gropa të thella, qi të mos ngrihenë ma .
11 Njeri gojë-keq mos qindroftë mbi dhet, të keqtë ka me ndiekunë njerin’ e shtrembëtë, për të vdierrë.
12 E di, se Zoti ka me bamë gjyqin’ e të vobegëvet, edhe gjyqin’ e të nevojëshimvet.
13 Por të dreitëtë kanë me lavduem emëninë tand, edhe të dreitëtë kanë me ndenjunë për-anë faqesë s’ate.
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Zot, prej njieriut keq, ruaj-më prej burrit shtrëmbërë,
2 të cilëtë mendonjënë të këqia ndë zëmërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëra.
3 Mbrehnë gjuhën’ e tyre posi të gjarpërit; vërer aspidhe është ndënë buzët të atyre. Sellah.
4 Ruaj-më, o Zot, prej dorësë fajtorit, shpëto-më prej njieriut shtrëmbërë, të cilëtë mendonenë të shkasënë çapet’ e mi.
5 Madhështorëtë fshehnë kurth kundrë meje, edhe me tërkuzë ndejtinë rrieta ndë këmbët’ e mia; ngrehënë leq mb’udhë për mua. Sellah.
6 Thashë Zotit: Ti je Perëndia im, vërë vesh, o Zot, zërit lutëjesë s’ime.
7 Zot Perëndi, fuqi’ e shpëtimit t’im, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8 Mos apç, o Zot, fajtorit dëshërimetë; mos lësh të mbaronetë mendim’ i ati, që të mos lartonenë. Sellah.
9 Kryet’ e atyreve që më qarkonjënë, e mbuloftë të keqt e buzëvet atyre.
10 Rafshinë thëngjij të ndezurë mbi ata; u hethçinë ndë ziar, ndë gropa të thella, që të mos ngrihenë më.
11 Njieri gjuhë-keq mos këndoftë mbi dhet; të keqtë do të ndiekë njierin’ e shtrëmbërë, për të vdierrë.
12 E di, se Zoti do të bënjë gjyqn’ e dorë-hollëvet, edhe gjyqn’ e të nevojëshimet.
13 Po të drejtëtë do të lavdonjënë emrin tënt, edhe të drejtëtë do të rrinë për-anë faqesë s’ate.