Shiggaion i Davidit, qi i psalli Zotit, për fjalët’ e Hushit Beniaminit.
1 O Zot Perëndia em, shpërej mbë tyi: shpëto-më prei gjith’ atyneve qi më ndiekinë, edhe liro-më;
2 mos rrëmbejë ndonji herë anëmiku shpirtinë t’em porsi leon, edhe mos e shqyejë, pa mos qenunë shpëtimtar.
3 O Zot Perëndia em, ndë bana unë këtë, ndë ashtë pa-udhëni ndë duert të mia,
4 ndë i shpagova të keqe për të mirë ati qi kishte paqtim me mue (a në shtrëngova atë qi më ndiek pa ndonji punë),
5 ndiektë anëmiku shpirtinë t’em, edhe e kaptë, edhe shkeltë përdhe jetënë t’eme, edhe vuftë lavdinë t’eme ndë pluhunë. Selah.
6 Çohu, o Zot, ndë zemërimt tand, naltohu për punë të tërbimit anëmiqvet mi, edhe çohu për mue ndë gjyq, qi urdhënove.
7 Edhe përmbëledhëja e popujvet ka me të qarkuem, edhe këthehu, të rrish përmbi atë mbë të naltë.
8 Zoti ka me gjukuem popujtë, gjuko-më, o Zot, mbas dreitënisë s’eme, edhe mbas të mos qenunit’ e keqe tek unë.
9 Le të mbarohetë ma e keqeja e të pa-besëvet, edhe forco të dreitinë ti, o Perëndia i dreitë, qi shprovon zemëra e veshnje.
10 Mburonja eme ashtë mbë Perëndinë, qi shpëton zemërë-dreitëtë.
11 Perëndia ashtë gjyqtar i dreitë, edhe Perëndi qi zemërohetë përditë.
12 Ndë mos u këtheftë i pa-besi, ka me prefunë shpatën’ e vet; ngrefi harkun’ e vet, edhe e bani gati.
13 Edhe bani gati armë vdeke për atë, ndërtoi shigjetat’ e veta kundrë ndiekësëvet.
14 Qe i pa-besi te mundohetë me piellë pa-udhëni, edhe u mbars të keqe, edhe puell rrenë.
15 Mihu gropë, edhe e thelloi, por ka me ranë ndë gropët qi bani.
16 E keqeja e ati ka me u këthyem mbi kryet t’ati, edhe pa-udhënia e ati ka me sdrypunë ndë majët të kresë ati.
17 Kam me lavduem Zotinë mbas dreitënisë ati, edhe kam me psallunë për emënin’ e Zotit naltë.
Shigajon i Dhavidhit, që i psalli Zotit, për fjalët’ e Hushit Benjamitit.
1 O Zot Perëndia im, mbë ty shpëreva; shpëto-më prej gjith’ atyre që më ndiekënë, edhe ruaj-më;
2 mos rrëmbenjë ndonjë herë shpirtinë t’im posi leon, edhe mos e çqyenjë, pa qënurë shpëtimtar.
3 O Zot Perëndia im, ndë bëra këtë, ndë është shtrëmbëri ndë duart e mia,
4 ndë i çpagova të keqe (për të mirë) ati që kishtej paqtim me mua (a ndë shtrëngova atë që më ndiek pa ndonjë punë),
5 ndiektë arëmiku shpirtinë t’im, edhe e kaptë, edhe shkeltë përdhe jetënë t’ime, edhe vëntë lavdimnë t’im ndë pluhurë. Sellah.
6 Ngreu, o Zot, ndë zëmërim tënt, lartohu për punë të tërbimit arëmiqet mi, edhe çohu për mua ndë gjyq, që urdhërove.
7 Edhe përmbëledhëja e llauzevet do të të qarkojë, edhe kthehu përmbi atë mbë të lartë.
8 Zoti do të gjykonjë llauzetë; gjyko-më, o Zot, pas drejtërisë sate, edhe pas të mos qënurit e keqe ndek unë.
9 Le të mbaronet’ e keqeja e fajtorëvet, edhe forco të drejtinë, ti o Perëndia i drejtë, që provon zëmra e veshnje.
10 Ndihma ime është prej Perëndisë, që shpëton zëmrë-drejtëtë.
11 Perëndia është gjykatës i drejtë, edhe Perëndi që zëmëronetë përditë.
12 Ndë mos u ktheftë (i pa-besi), do të prehnjë shpatën’ e ti; ngrehu harkun’ e ti, edhe e bëri gati.
13 Edhe për atë bëri gati enë vdekëje, ndërtoi me ziar shigjetat’ e tia kundrë ndiekëset.
14 Na (i pa-besi) tek mundonetë të piellë shtrëmbëri, edhe u mbars të keqe, e polli gënjeshtrë.
15 Mihu gropë, edhe e thelloj, edhe do të bierë ndë gropët që bëri.
16 Të dhëmburit e ati do të kthenetë mbi krye t’ati, edhe shtrëmbëria e ati do të cbresë ndë majë të kresë ati.
17 Do të lavduronj Zonë pas drejtërisë ati, edhe do të psall për emërin’ e Zotit lartë.