Mbë të parinë kankatuer, për të bijt’ e Koreut Mashhil.
1 O Perëndi, ndëgjuem me veshët tanë, atënitë tanë na diftuenë punënë qi punove ndë ditt t’atyne, ndë ditt të moçime.
2 Ti nxore jashtë kombe me dorët tande, edhe i mbolle, shtrëngove popuj edhe i përzune.
3 Sepse nukë trashiguenë dhenë me anë të shpatësë vet, edhe krahu i atyne nukë shpëtoi ata, por e diathta jote, edhe krahu yt, edhe drita e faqesë s’ate, se pëlqeve ata.
4 Ti je vetë mbëreti em, o Perëndi, qi urdhënon shpëtimet’ e Iakobit.
5 Me anë tande kemi me shtymë anëmiqtë t’anë, me anë të emënit t’yt kemi me vumë poshtë ata qi ngrihenë kundrë nesh.
6 Sepse s’kam me shpëryem mbë harkunë t’em, as shpata eme ka me më shpëtuem.
7 Sepse na shpëtove prei anëmiqvet t’anë, edhe turpënove ata qi na kanë mëni.
8 Gjithë ditënë kemi me u mburrunë mbë Perëndinë, edhe kemi me lavduruem emëninë tand për gjithë jetënë. Selah.
9 Por na hodhe tej, edhe na turpënove, edhe nukë del ma bashkë me ushtëriat t’ona.
10 Na bane me u këthyem mbrapazë përpara anëmikut, edhe ata qi na kanë mëni rrëmbejënë t’onatë për vetëvetëhenë.
11 Na dhe porsi dhentë për të ngranë, edhe na shpërdave ndëpër kombet.
12 Shite popullinë tand pa nder, edhe nukë shtove pasëjenë tande prei të shitunavet atyne.
13 Na bane shpërnderim ndër fëqinjt t’onë, të përdredhunë buzëtë e të përqeshunë ndër ataqi janë rreth nesh.
14 Na bane përrallëzë ndër kombet, të tundunë kryetë ndër popujt.
15 Gjithë ditënë turpi em ashtë përpara meje, edhe turpënia e faqesë s’eme më mbuloi.
16 Për zanin’ e ati qi qirton e shan, për anëmikun’ edhe shpagë-marrësinë.
17 Gjithë këto erthnë mbi ne, por nukë të harruem, edhe s’duelëm prei udhësë dhiatësë s’ate,
18 edhe s’u këthye prapë zemëra jonë, as nxuerëm hapatë t’ona jashtë udhësë s’ate,
19 ndonëse na dërrmove ndë vend të dreqënavet, edhe na mbulove me hien’ e vdekësë.
20 Ndë harroishim emënin’ e Perëndisë t’onë, edhe ndë shtrijshim duertë t’ona mbë perëndi të huej,
21 nukë do ta kërkonte këtë Përëndia? Sepse ai ngjef të mpëshefëtat’ e zemrësë.
22 Se për punët tande vritemi gjithë ditënë, u numëruem si dhentë për t’u therunë.
23 Çohu, ç’fle, o Zot? Ngreu, mos na hith tej për kurdo.
24 Ç’këthen faqenë tande mbënjanë? Harron ligështinë t’onë edhe shtrëngiminë t’anë?
25 Se na u përvu shpirti deri ndë pluhunë, barku na u ngjit përdhe.
26 Ngreu të na ndimojsh, dhe shpërble-na për përdëlliminë tand.
Mbë të parinë kënkëtuar, për të bijt’ e Koreut, Mashhilll.
1 O Perëndi, me veshët t’anë ndigjuam, edhe atëritë t’anë na dëftyenë punënë që punove ndë ditt t’atyreve, ndë ditt të moçime.
2 Ti nxore jashtë kombe me dorët tënde, edhe i mbolle, shtrëngove llauze edhe i përzure.
3 Sepse nukë trashëguanë dhenë me anë të shpatësë tyre, edhe krahu i atyreve nukë i shpëtoi, po e diathta jote, edhe krahu yt, edhe drit’ e faqesë s’ate, se i pëlqeve.
4 Ti vetë je mbëreti im, o Perëndi, që urdhëron shpëtimet’ e Jakovit.
5 Me anë tënde do të shtyjmë arëmiqtë t’anë, me anë të emërit tënt do të vëmë poshtë ata që ngrihenë kundrë nesh.
6 Sepse nukë do të shpërenj mbë hargunë t’im, edhe shpata ime nukë do të më shpëtonjë.
7 Sepse na shpëtove prej arëmiqet t’anë, edhe turpërove ata që na kanë mëri.
8 Gjithë ditënë do të mburremi mbë Perëndinë, edhe do të lavdurojm’ emërinë tënt për gjithë jetënë. Sellah.
9 Po tani na hodhe tej, edhe na turpërove, edhe nukë del më, o Perëndi, bashkë me fushatat t’ona.
10 Na bëre të kthenemi për së prapi përpara arëmiqet t’anë, edhe ata që na kanë mëri rrëmbenjënë për vetëvetëhenë.
11 Na dhe posi dhëntë për të ngrënë, edhe na përndave ndëpër kombet.
12 Shite llausnë tënt pa nder, edhe nukë shtove (pasëjenë tënde) prej të shituravet atyre.
13 Na bëre çpërnderim ndë fëqinjët t’ona, të përdredhurë buzëtë e të përqeshurë ndër ata që janë rreth nesh.
14 Na bëre përrallëzë ndër kombetët, të tundurë kryetë ndër llauzet.
15 Gjithë ditënë turpi im është përpara meje, edhe turpëria e faqesë s’ime më mbuloi.
16 Për zën’ e ati që qërton e shan, për arëmiknë edhe çpagë-marrësinë.
17 Gjithë këto erthnë mbi ne, po nukë të harruam, edhe nukë duallëm nga udh’ e dhiatësë s’ate,
18 edhe nuk u kthye prapë zëmëra jonë, as nxuarëm çapetë t’anë jashtë udhësë s’ate,
19 ndonëse na dërrmove ndë vënt të drangonjëvet, edhe na mbulove me hijen’ e vdekëjesë.
20 Ndë harronim emërin’ e Perëndisë t’ënë, edhe ndë shtrinim duartë t’ona mbë perëndi të huaj,
21 nukë do t’i kërkontej këto Përëndia? Sepse ay ngjeh të fshehëtat’ e zëmrësë.
22 Se për punët tënde vritemi gjithë ditënë, u numëruam si dhëntë për të therurë.
23 Çohu, ç’fle, o Zot? Ngreu, mos na hith tej për kurdo.
24 Ç’kthen faqenë tënde mbë-nj’-anë? Harron varfërinë t’ënë edhe shtrëngimnë t’ënë?
25 Se na u përgjunj shpirti gjer ndë pluhurë, barku na u ngjit për dhe.
26 Ngreu të na ndihç, dhe shpërble-na për përdëllimnë tënt.