Kank’ e shkallëvet.
1 Ndë shtrëngim t’em i bërtita Zotit, edhe më ndëgjoi.
2 O Zot, shpëto shpirtinë t’em prei buzësh shtrembëta, edhe prei gjuhe gënjeshtare.
3 Qish ka me të dhanë, a qish ka me të shtuem gjuha gënjeshtare?
4 Shigjetat’ e prefëta e të fortit, bashkë me thëngjij dullenje.
5 Mjeri unë, qi rri i huej ndë Meseh, rri ndë tendat të Kedarit!
6 Shumë kohë ndenji shpirti em bashkë me ata qi kanë mëni paqtiminë.
7 Unë due paqtiminë, por kur flas, ata bahenë gati për luftë.
Kënkë e shkallëvet.
1 Ndë shtrëngim t’im bërtita ndë Zoti, edhe më ndigjoi.
2 O Zot, shpëto shpirtinë t’im prej buzësh shtrëmbëra, edhe prej gjuhe gënjeshtare.
3 Ç’do të t’apë, a ç’do të të shtonjë gjuha gënjeshtare?
4 Shigjetat’ e mbrehura e të fortëvet, bashkë me thëngjij dëllinje.
5 Mjeri unë, që rri e ruanj ndë Meseh, rri ndë tendat të Kidharit!
6 Shumë kohë ndenjti shpirti im bashkë me ata që kanë mëri paqtimnë.
7 Unë (dua) paqtimnë, po kur flas, ata (bënenë gati) për luftë.