Psallmë për Solomoninë.
1 O Perëndi, ep-i gjyqinë tand mbëretit, edhe dreitëninë tande të birit mbëretit,
2 për me gjukuem popullinë tand me dreitëni, edhe të vobegët’ e tu me gjyq.
3 Maletë kanë me i prumë paqtim popullit, edhe kodratë dreitëni.
4 Ka me gjukuem të vobegët’ e popullit, edhe ka me shpëtuem të bijt’ e të nevojëshimëvet, edhe ka me dërrmuem shtrëngimtarinë.
5 Kanë me të drashunë breza mbas brezash, deri sa të jetë dielli edhe hana,
6 Ka me sdrypunë porsi shi mbi bar të korrë, porsi pikatë qi pikojënë mbi dhet.
7 I dreiti ka me lulëzuem ndë ditt t’ati, edhe ka me qenunë shumë paqtim, deri sa të mos jetë ma hanë.
8 Edhe ka me zotënuem çë prei detit deri ndë det, edhe çë prei lumit deri ndë anët të dheut.
9 Ata qi rrinë ndë shkretina kanë me ranë ndë gjunjë përpara ati, edhe anëmiqt’ e ati kanë me lëpimë dhe.
10 Mbëretënit e Tharshishë, edhe të ujdhesavet kanë me prunë dhunëtia, mbëretënit e Arabisë edhe të Shebasë kanë me prumë dhunëtia.
11 Edhe gjithë mbëretënitë kanë me lutun’ atë, gjithë kombetë kanë me i shërbyem.
12 Se ka me shpëtuem të vobegunë, kur gërthet, edhe të nevojëshimin’ edhe atë qi s’ka kush i ndif.
13 Ka me kursyem të vobegun’ edhe të nevojëshiminë, edhe ka me shpëtuem shpirtënat’ e të vobegëvet.
14 Ka me shpërblyem shpirtënat’ e atyneve prei gënjeshtrës’ e prei pa-udhënisë, edhe gjaku i atyneve ka me qenunë shumë i ndershim ndë sy të ati.
15 Edhe ka me rruem, edhe ka me i u dhanë prei arit Arabisë, edhe kanë me u falunë për atë kurdo, gjithë ditënë kanë me e bekuem.
16 Ndë qoftë nji dorësë gruni ndë dhet mbi majat të malevet, pem’ e ati ka me u tundunë përmbi Libaninë, edheata prei qytetit kanë me lulëzuem porsi bar’ i dheut.
17 Emëni i ati ka me qenunë për gjithë jetënë, emëni i ati ka me mbetunë deri sa të jetë dielli, edhe farat’ e dheut kanë me u bekuem tek ai, gjithë kombetë kanë me lumënuem atë.
18 Qoftë bekuem Zoti Perëndia, Perëndia i Israelit, i cilli vetëmë ban mërekulli.
19 Edhe qoftë bekuem i lavdueshimi emëni i ati ndë jetë të jetësë, edhe u mbushtë gjithë dheu me lavdin’ e ati. Amen, edhe Amen.
20 U mbaruen’ uratat’ e Davidit të birit Iesseut.
Psallmë për Sollomonë.
1 O Perëndi, ep-i gjyqnë tënt mbëretit, edhe drejtërinë tënde të birit mbëretit,
2 për të gjykuarë llausnë tënt me drejtëri, edhe dorë-hollët’ e tu me gjyq.
3 Maletë kanë për të prurë paqtim llauzit, edhe kodratë drejtëri.
4 Do të gjykonjë dorë-hollët’ e llauzit, edhe do të shpëtonjë të bijt’ e të nevojëshimet, edhe do të dërrmonjë shtrëngimtarinë.
5 Do të të kenë frikënë breza pas brezash, gjer sa të jetë dielli edhe hëna,
6 Do të cbresë posi shi mbi bar të korrë, edhe posi pikatë që pikojënë mbi dhet.
7 I drejti do të lulëzonjë ndë ditt t’ati, edhe (do të jetë) shumë paqtim, gjer sa të mos jetë më hënë.
8 Edhe do të zotëronjë që nga deti gjer ndë det, edhe që nga lumenjtë gjer ndë anët’ të dheut.
9 Ata që rrinë ndë shkretëtira kanë për të rënë ndë gjunjë përpara ati, edhe arëmiqt’ e ati kanë për të lëpirë dhe.
10 Mbëretrit’ e Tharsisë, edhe të ujëdheset do të bienë dhurëtia, mbëretrit’ e Aravisë edhe të Shabasë do të bienë dhurëtia.
11 Edhe gjithë mbëretrit’ e dheut do të adhuronjënë atë, gjithë kombetë do të shërbenjënë ati.
12 Se do të shpëtonjë dorë-hollinë, kur klëthet, edhe të nevojëshimin, edhe atë që s’ka kush t’i ndihnjë.
13 Do të kursenjë dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë, edhe do të shpëtonjë shpirtet’ e të nevojëshimet.
14 Do të çpërblenjë shpirtet’ e atyreve nga gënjeshtra e nga pa-udhëria, edhe gjaku i atyreve do të jetë shumë i ndershim ndë syt t’ati.
15 Edhe do të rronjë, edhe do t’i epetë prej arit Aravisë, edhe do të falenë për atë kurdo, gjithë ditënë do t’e bekonjënë.
16 Ndë qoftë një dorëzë gruri ndë dhet mbi majat e malevet, pem’ e ati do të tundetë përmbi Livanë, edhe (ata) nga qyteti do të lulëzonjënë posi bar’ i dheut.
17 Emër’ i ati do të jetë i bekuarë gjithë jetënë, emëri i ati do të mbesë gjer sa të jetë dielli, gjithë farat’ e dheut do të bekonjënë ndë ay, gjithë kombetë do t’e lumëronjënë.
18 Qoft’ i bekuarë Zoti Perëndia, Perëndia i Israillit, i cili vetëmë bën punëra të maniçime.
19 Edhe qoftë bekuarë i lavduruari emër’ i ati ndë jetë të jetësë, edhe u mbushtë gjithë dheu me lavdin’ e ati. U bëftë, u bëftë!
20 U mbaruanë lavdurimet’ e Dhavidhit të birit Jessiut.