1 Gëzohi për Zotinë, o të dreitë, të dreitëvet u ka hie lavdurim.
2 Lavduroni Zotinë me qitharë, psallni ati me psallter me dhetë kordhëza.
3 Këndoni ati kankë të re, bini-u mirë organavet tuei me brohori.
4 Se fjala e Zotit asht’ e dreitë, edhe gjithë punët’ e ati janë me të vërtetë.
5 Ai do dreitëni edhe gjyq; dheu ashtë plot me përdëllimin’ e Zotit.
6 Prei fjalësë Zotit u banë qilltë, edhe gjithë ushtëria e atyneve prei frymësë gojës’ ati.
7 Mbëlodhi ujënat’ e detit porsi grumbullë, vuni abyssatë ndë thesore.
8 Le të druejë Zotinë gjithë dheu, le të dridhenë prei ati gjithë vendësit’ e botësë.
9 Se ai tha, edhe u ba, ai urdhënoi edhe qindroi.
10 Zoti nxier të kotë këshillën’ e kombevet, këthen përmbys mendimet’ e popujvet.
11 Por këshilla e Zotit mbet për gjithë jetënë, mendimet’ e zemërës’ ati bres mbas brezi.
12 Lum ai komp, të cillit Perëndia ashtë Zoti, ai popull, të cillinë sgjodhi për trashigimin’ e vet.
13 Zoti shtiu sytë kah qielli, pa gjithë të bijt’ e njerëzëvet.
14 Prei vendit qi rri vetë shikon gjithë vendësit’ e dheut.
15 I cilli gatoi si nji nji zemërat’ e atyne, ngjef gjithë punët’ e atyne.
16 Mbëreti nukë shpëton prei të shumësë ushtërisë, as burr’ i fortë nukë shpëton prei trimënisë madhe.
17 Kot ashtë kali për shpëtim, edhe s’ka me shpëtuem me anë të shumësë fuqisë vet.
18 Qe syni i Zotit tek ashtë mbi ata qi kanë frikë atë, mbi ata qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati,
19 qi të shpëtojë shpirtin’ e atyne prei vdekësë, edhe t’u ruejë jetënë ndë kohë unie.
20 Shpirti ynë pret Zotinë, ai ashtë ndifmësi ynë, edhe mburonja jonë.
21 Se për atë ka me u gëzuem zemëra jonë, sepse shpëryem mb’emënit t’ati të shenjtënueminë.
22 U baftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikurse shpëryem mbë tyi.
1 Gëzohuni për Zotnë, o të drejtë, të drejtëvet u ka hije lavdurim.
2 Lavduroni Zotnë me qitharë, psallni ati me psalltir me dhietë kordhëza.
3 Këndoni ati kënkë të re, psallni mirë ati me brohori.
4 Se fjal’ e Zotit (ësht’) e drejtë, edhe gjithë punët’ e ati (janë) me të vërtetë.
5 Zoti do drejtëri edhe gjyq; dheu (është) plot me përdëllimn’ e Zotit.
6 Prej fjalësë Zotit u bënë qiejtë, edhe gjithë fuqi’ e atyreve prej frymësë gojës’ ati.
7 Mbëlodhi ujërat’ e detit posi shakullë, vuri avyssatë ndë thesore.
8 Le t’i ketë frikë Zotit gjithë dheu, edhe le të dridhenë prej ati gjithë ata që rrinë ndë dhet.
9 Se ay tha, edhe u bënë, ay urdhëroi, edhe u ndërtuanë.
10 Zoti nxier të kotë këshillën’ e gjindëjevet, kthen përmbys mendimet’ e llauzevet.
11 Po këshill’ e Zotit mbetetë për gjithë jetënë, mendimet’ e zëmrës’ ati bres pas brezi.
12 Lum ay komp, të cilit Perëndia është Zot’ i ti, ay llaus, të cilinë cgjodhi për trashëgimn’ e ti.
13 Zoti shtyri sytë prej qielli, pa gjithë të bijt’ e njierëzet.
14 Prej vëndit që rri vetë vështron gjithë ata që rrinë ndë dhet.
15 I cili gatoi si një zëmrat’ e atyreve, i cili ngjeh gjithë punët’ e atyreve.
16 Mbëreti nukë shpëton nga të shumët’e fuqisë, edhe burr’ i fortë nukë shpëton nga e madheja forc’ e ti.
17 Kot është kali për shpëtim, edhe nukë do të shpëtonjë me anë të shumësë fuqisë ti.
18 Na syt’ e Zotit ndek janë mbi ata që kanë frikë prej ati, mbi ata që shpërenjënë mbë përdëllimt t’ati,
19 që të shpëtonjë shpirtin’ e atyreve prej vdekëjesë, edhe t’i ushqenjë ndë (kohë) urie.
20 Po shpirti ynë pret Zonë, se është ndihmësi ynë, edhe mburonjësi ynë.
21 Se mb’atë do të gëzonetë zëmra jonë, sepse shpëryem mb’emërin e ati të shënjtëruarinë.
22 U bëftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikundrë shpëryem mbë ty.