Psallm’ e Davidit. Mashhil.
1 Lum kuit iu ndëjye pa-udhënia, edhe iu mbulue faji.
2 Lum ai njeri, qi s’i numëron faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë frymët t’ati.
3 Kur pushova, u vietëruenë eshtënat’ e mia prei klithmësë s’eme gjithë ditënë,
4 sepse nat’ e ditë u randue dora jote mbi mue, lagësina eme u këthye mbë thatësinë vere. Selah.
5 Të dëfteva fajinë t’em, edhe s’mpëshefa pa-udhëninë t’eme; thashë: Kam me i rëfyem Zotit pa-udhëniat’ e mia: edhe ti fale pa-udhënin’ e fajit t’em. Selah.
6 Përandai qish do i dreitë ka me t’u falunë ndë kohë qi duhetë, por ndë përmbytëje shumë ujënash, s’kanë me i prekun’ ati.
7 Ti je mpshtetëja eme, ke me më rueitunë prei shtrëngimit, ke me më qarkuem me gëzim shpëtimi. Selah.
8 Unë kam me të dhanë mend, edhe kam me të mësuem nd’atë udhë qi duhetë me ecunë: kam me të këshilluem, syni emka me qenunë mbë tyi.
9 Mos u bani si kalë, a si mushkë, qi s’kanë mend, të cillavet goja duhetë me u mbaitunë me gojëzë e me fre, tietrazi s’kishinë me u afëruem te ti.
10 Thuprat’ e të pa-besit janë shumë, por atë qi shpëren mbë Zotinë, ka me e qarkuen përdëllim.
11 Gëzohi për Zotinë, edhe gazmohi, o të dreitë, edhe brohorini, ju gjithë zemërë-dreitëtë.
Psallm’ e Dhavidhit. Mashhilll.
1 Lum kujt iu ndëjyenë pa-udhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
2 Lum ay njieri, që nuk do t’i numëronjë faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë gojët t’ati.
3 Sepse pushova, u vietëruan eshtërat’ e mia prej klithmësë s’ime gjithë ditënë,
4 sepse nat’ e ditë u rëndua dora jote mbi mua, lagësira ime u kthye mbë thatësirë vere. Sellah.
5 Fajnë tim ta dëfteva, edhe pa-udhërinë t’ime nuk e fsheha; thashë: Do t’i rrëfenj Zotit pa-udhërinë time, edhe ti fale pa-besërin’ e zëmrësë s’ime. Sellah.
6 Për këtë çdo i drejtë do të të faletë ndë kohë që duhetë, po ndë përmbytëje shumë ujërash, nukë do t’i piekënë.
7 Ti je mpshtetëja ime, do të më ruanjç prej shtrëngimit, do të më qarkonjç me gëzim shpëtimi. Sellah.
8 Do të t’ap mënt, edhe do të të mpsonj nd’atë udhë që do të ecënjç: do të ngul sytë mbë ty.
9 Mos u bëni si kalë, e si mushkë, që s’kanë mënt, të cilavet goja duhetë t’u mbahetë me gojëzë e me fre, (tiatrazi) nukë do të afroneshinë te ti.
10 Frushkullat’ e fajtorit (janë) shumë, po atë që shpëren mbë Zonë, do ta qarkonjë përdëllim.
11 Gëzohuni për Zotnë, edhe ngazëllohuni, o të drejtë, edhe mburruni, gjithë zëmrë-drejtëtë.