1 Alleluia. Këndoni Zotit kankë të re, lavdurimi i atiashtë ndë mbëledhëje të dreitëvet.
2 Le të gëzohet Israeli për ate qi e bani, edhe le të gëzohenë të bijt’ e Sionësë për mbëretin’ e vet.
3 Le të lavdurojën’ emënin’ e ati me valle, le t’i psallin’ emënin ati me tympan e me qitharë.
4 Se Zotit i pëlqeu populli i vet, ka me naltuem të butëtë me shpëtim.
5 Të dreitëtë kanë me u mburrunë ndë lavdi, edhe kanë me u gëzuem mbi shtratnat të vet.
6 Lavdurimet’ e Perëndisë kanë me qenunë ndë gurmast t’atyne, edhe shpatatë me dy presëje n’dorët t’atyne,
7 për me marrë shpagim prei kombevet, edhe me dhanë mundim popujvet,
8 për me lidhunë mbëretënit’ e atyne me litar, edhe të lavdurueshimit’ e atyne me lidhëje të hekurta,
9 për me bamë mb’ata gjyqin’ e shkruem. Këjo lavdi ka me qenunë për gjithë të dreitët’ e ati. Alleluia.
1 Allilluja. Këndoni Zotit kënkë të re, lavdurim’ i ati është ndë mbëledhëje të drejtëvet.
2 Le të gëzonetë Israilli për atë që e bëri, edhe të bijt’ e Sionësë le të gëzonenë për mbëretn’ e tyre.
3 Le të lavduronjën’ emërin’ e ti me valle, me tympan’ e me psalltir le t’i psallnjënë ati.
4 Se Zotit i pëlqeu llauzi i ti, do të lartonjë të butëtë me shpëtim.
5 Të drejtëtë do të mburrenë ndë lavdi, edhe do të gëzonenë mbi shtratet të tyre.
6 Lavdurimet’ e Perëndisë do të jenë ndë gurrmast’ t’atyreve, edhe shpatatë me dy presëje ndë dorët t’atyreve,
7 që të marrënë çpagim prej kombevet, edhe të apënë mundim llauzëvet,
8 që të lidhnjënë mbëretrit’ e atyreve me litarë, edhe të lavduruarshmit’ e atyreve me lidhëje të hekurta, që të bënjënë mbë ata gjyqn’ e shkruarë.
9 Këjo lavdi do të jetë për gjithë të drejtët’ e ati. Allilluja.