1 Alleluia. Kam me lavduruem Zotinë me gjithë zemërë ndë këshille të dreitëvet, edhe ndë përmbëledhëje.
2 Punët’ e Zotit janë të mëdha, të kërkueme prei gjith’ atyneve qi u pëlqejenë.
3 Puna e ati ashtë lavdurim e madhëni, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë.
4 Pruni ndër mend mërekullit’ e veta, Zoti ashtë përdëllyes e i dhimshpim.
5 U dha ushqim atyneve qi e kanë frikë; ka me mbaitunë mend përherë dhiatën’ e vet.
6 I diftoi popullit vet fuqin’ e punëvet veta, për me u dhanë trashigim kombesh.
7 Punët’ e duervet ati janë dreitëni e gjyq; gjithë porosit’ e ati janë të vërteta,
8 të forcueme ndë jetët të jetësë, janë bamë me vërtetëni e me dreitëni.
9 Dërgoi shpërblim te popull’ i vet, urdhënoi dhiatën’ e vet për gjithë jetënë; emëni i ati asht’ i shenjtënuem e i frikshim.
10 Kryet’ e ditunisë ashtë frik’ e Zotit; gjith’ ata qi punojën’ ato, kanë mend të mirë; lavdurimi i ati mbetet ndë jetët të jetësë.
1 Allilluja. Do të lavduronj Zonë me gjithë zëmërë, ndë këshillë të drejtëvet, edhe ndë mbëledhëje.
2 Punët’ e Zotit janë të mëdha, të kërkuara prej gjithë atyreve që e pëlqenjënë.
3 Pun’ e ati është lavdurim e madhëri, edhe drejtëri e ati mbetetë ndë jetë të jetësë.
4 Pruri ndër mënt punët’ e tia të maniçimetë; Zoti është përdëllyes edhe i dhëmpshurë;
5 u dha ushqim atyreve që i kanë frikënë; do të mbanjë mënt përherë dhiatën’ e ti.
6 I dëfteu llauzit ti fuqin’ e punëvet tia, për të dhënë ndër ata trashëgim kombesh.
7 Punët’ e duaret ati janë drejtëri e gjyq; gjithë porosit’ e ati janë të vërteta,
8 të forcuara ndë jetët të jetësë; janë bërë me vërtetëri e me drejtëri.
9 Dërgoj çpërblim ndë llaust të ti; urdhëroi dhiatën’ e ti për gjithë jetënë; emër’ i ati ësht’ i shënjtëruarë e i frikçim.
10 Kryet’ e diturisë është frik’ e zotit; gjithë ata që punonjënë ato kanë mënt të mira, lavdurim’ i ati mbetetë ndë jetët të jetësë.