Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 O Perëndia i lavdimit t’em, mos pushojsh,
2 se gojë fajtori, edhe gojë gënjeshtari u hap kundrë meje; folnë kundrë meje me gjuhë rrenëse,
3 edhe me fjalë mënie më qarkuen’ e më luftuenë kot.
4 Ndë vend qi të më doishinë, kallzojënë keq për mue, por unë falem.
5 Edhe më banë keq ndë vend të së mirësë, edhe mëni ndë vend të dashunisë s’eme.
6 Venë të pabesë mbi ate, edhe diali ndenjte prei së diathtash ati.
7 Kur të gjukohetë, daltë i dënuem, edhe të falunit’ e ati u zantë për faj.
8 U bafshinë ditt’ e ati të paka, edhe tietërë marrtë episkopin’ e ati.
9 U bafshinë të bijt’ e ati të vorfënë, edhe grueja e ati e ve.
10 Edhe të bijt’ e ati u siellshin’ andej e këndej edhe lypshinë, edhe kërkofshinë të ngranë prei vendesh vet të shkretë.
11 Hua-dhanësi i kaptë gjithë qish ka, edhe të huejt’ i rrëmbefshinë mundimetë.
12 Mos pastë se kush t’i ndifi, edhe mos pastë se kuit t’i dhimbetë për të vorfënit e ati.
13 U shofshinë dielmt’ e ati, u shoftë emëni i atyneve prei brezit qi vien.
14 U kujtoftë pa-udhënia e atenavet ati përpara Zotit, edhe mos u shoftë faji i s’amësë.
15 Qofshinë kurdo fajet’ e atyne përpara Zotit, edhe ngritë prei dheut të përmendunit’ e atyne.
16 Për sa s’u kujtue me bamë përdëllin, por ndoqi njeri të nevojëshim e të vobek, për me vramë ate qi ka zemërë të thyeme.
17 Edhe sikundrë deshi mallëkim, kështu arthtë mbi ate, edhe sikundrë nukë deshi bekim, kështu u largoftë prei ati.
18 Edhe sikundrë veshi mallëkiminë porsi petkun’ e vet, kështu hyftë si ujë ndë zorrët t’ati, edhe si voj nd’eshtënat t’ati.
19 Iu baftë porsi petk qi vesh, edhe porsi brezi qi ngjesh përherë.
20 Këtë shpagim paçinë prei Zotit anëmiqt’ emi, edhe ata qi flasinë keq kundrë shpirtit t’em.
21 Por ti, o Zot Perëndi, puno bashkë me mue për emëninë tand, se përdëllimi yt asht ’ i mirë, shpëto-më.
22 Se jam i vobek e i nevojëshim, edhe zemëra eme asht’ e plagueme përmbrenda meje.
23 Shkova porsi hie, kur sdripën, hidhem porsi karcalec.
24 M’ u këput fuqia e gjunjëvet prei agjinimit, edhe mishi em u lik prei të majmit.
25 Edhe un’ u bashë shpërnderim ndër ata; kur më panë, tuntnë krenët’ e vet.
26 Ndif-më, o Zot Perëndia em, edhe shpëto-më mbas përdëllimit t’yt,
27 edhe le ta ngjofinë, se dora jote ashtë këjo, se ti, o Zot, bane këte.
28 Ata kanë me mallëkuem, por ti ke me bekuem; u turpënofshin’ ata qi ngrihenë kundrë meje, por shërbëtori yt ka me u gëzuem.
29 Veshshinë turp ata qi flasinë keq për mue, edhe veshshinë turpëjen’ e vet porsi petk.
30 Kam me lavduruem fort Zotinë me gojët t’eme, edhe kam me e lavduruem ndë miedis të shumëve,
31 se rri prei së diathtash të nevojëshimit, për me shpëtuem shpirtin’ e ati prei atyneve qi e ndiekinë.
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Perëndia i lavdurimit t’im, mos pushojsh,
2 se gojë fajtori, edhe gojë gënjeshtari u hap kundrë meje; folnë kundrë meje me gjuhë të rreme.
3 Edhe me fjalë mërie më qarkuanë, e më luftuanë kot.
4 Ndë vënt që të më dojnë, kallëzonjënë keq për mua, po unë falem.
5 Edhe më bënë keq ndë vënt të së mirësë, edhe mëri ndë vënt të dashurisë s’ime.
6 Vërë fajtuar mbi atë, edhe diali ndënjttë prej së diathtash ati.
7 Kur të gjykonetë ay, daltë i dëmtuarë, edhe të falurit’ e ati u zëntë për faj.
8 U bëfshinën ditt’ e ati të paka, edhe tiatërë martë episkopin’ e ati.
9 U bëfshinë bijt’ e ati të varfërë, edhe gruaja e ati e ve.
10 Edhe të bijt e ati u siellçinë atej e tëtej, edhe lipshinë, edhe kërkofshinë (të ngrënë) prej vendesh tyre të shkretë.
11 Hua-dhënësi i kaptë gjithë çka, edhe të huajtë i rrëmbefshinë mundimetë.
12 Mos pastë se kush t’i ndihnjë, edhe mos pastë se kush të dhëmpnjë për të varfërët e ati.
13 U shofshinë diemt’ e ati, u shoftë emër’ i atyre prej brezit që vien.
14 U kujtoftë pa-udhëri’ e atrëvet ati përpara Zotit, edhe faj’ i s’ëmësë mos u shoftë.
15 Qofshinë kurdo përpara Zotit, edhe ngrittë prej dheut kujtimn’ e atyreve.
16 Për sa nuk’ u kujtua të bëntej përdëllim, po ndoqi njieri të nevojëshim e dorë-hollë, për të vrarë atë që ka zëmërë të thyerë.
17 Edhe sikundrë deshi mallëkim, kështu arthtë mbi atë, edhe sikundrë nukë deshi bekim, kështu u largoftë prej ati.
18 Edhe sikundrë veshi mallëkimnë posi petkë, kështu hyftë si ujë ndë zorrët të ati, edhe si vaj ndë ështërat të ati.
19 Iu bëftë posi petkë që vesh, edhe posi bres që ngjesh përherë.
20 Këtë çpagim paçinë prej Zotit arëmiqt’ e mi, edhe ata që flasënë keq kundrë shpirtit t’im.
21 Po ti, o Zot, Perëndi, puno bashkë me mua për emrinë tënt, se përdëllimi yt ësht’ i mirë, shpëtomë.
22 Se jam dorë-hollë edhe i nevojëshim, edhe zëmëra ime ësht’ e plagosurë përbrënda meje.
23 Shkova posi hije, kur vierr; hidhem posi karkalec.
24 M’u këput fuqia e gjunjëvet prej agjërimit, edhe mishi im u lik prej të majturit.
25 Edhe un’ u bëshë çpërnderim ndër ata; (kur) më panë, tuntnë krerët’ e tyre.
26 Ndihmë, o Zot Perëndia im, edhe shpëto-më pas përdëllimit t’ënt,
27 edhe le të ngjohënë, se dora jote është këjo,
28 se ti, o Zot, bëre këtë. Ata do të mallëkonjënë, po ti do të bekojsh; ata që ngrihenë kundrë meje u turpërofshinë, po shërbëtori yt do të gëzonetë.
29 Veshçinë turp ata që flasënë keq për mua; edhe veshçinë posi petkë turpëjen’ e tyre.
30 Do të lavduronj fort Zonë me gojët t’ime, edhe do t’e lavduronj ndë mes të shumëve,
31 se rri prej së diathtash të nevojëshimit për të shpëtuarë shpirtin’ e ati nga ata që e ndiekënë.