Lëmosha
1 «Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej. 2 Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre. 3 Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta, 4 në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë».
Ati ynë
(Lk 11.2-4)
5 «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten më këmbë nëpër sinagoga e udhëkryqe, për t'u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 6 Por kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën e lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë. 7 Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si popujt e kombeve. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen. 8 Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t'ia kërkoni. 9 Prandaj ju lutuni kështu:
Ati ynë që je në qiej,
u shenjtëroftë emri yt,
10 ardhtë mbretëria jote,
u bëftë vullneti yt,
si në qiell, edhe në tokë.
11 Bukën tonë të përditshme
na e jep sot.
12 Na i fal detyrimet tona,
siç edhe ne ua falëm detyruesve tanë .
13 E mos na vër në sprovë ,
por na çliro nga i ligu.
14 Nëse ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë edhe Ati juaj qiellor do t'jua falë juve, 15 por nëse ju nuk do t'ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë as Ati juaj nuk do t'jua falë juve ato».
Agjërimi
16 «Kur të agjëroni, mos merrni hije të rëndë, siç bëjnë hipokritët. Ata e shtrembërojnë fytyrën për t'u treguar njerëzve se po agjërojnë. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 17 Ndërsa ti, kur të agjërosh, lyeje kokën me erë të mirë e laje fytyrën, 18 që agjërimi yt të mos duket para njerëzve, por të duket para Atit tënd që është në fshehtësi. E Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë ».
Thesari në qiell
(Lk 12.33-34)
19 «Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin. 20 Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin. 21 Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».
Drita e trupit
(Lk 11.34-36)
22 «Syri është drita e trupit. Nëse syri yt është i fortë, tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por, nëse syri yt është i sëmurë, tërë trupi yt do të jetë në errësirë. Nëse drita që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!».
Perëndia dhe Mamoni
(Lk 16.13)
24 «Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Kujdesi dhe ankthi
(Lk 12.22-34)
25 «Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja? 26 Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë? 27 Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet? 28 Po për veshjet, përse shqetësoheni? Shikoni si rriten zambakët e fushave. Ata as nuk lodhen e as nuk endin, 29 por unë po ju them se as vetë Solomoni, në gjithë madhështinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë prej tyre. 30 Nëse Perëndia vesh kështu barin e fushës, që sot është e nesër hidhet në furrë, a nuk do të kujdeset shumë më tepër për ju, o besimpakë? 31 Mos u shqetësoni, pra, e mos thoni: “Çfarë do të hamë?”, “Çfarë do të pimë?” apo “Me se do të vishemi?”. 32 Janë kombet ato që i kërkojnë të gjitha këto gjëra, ndërsa Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto. 33 Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra. 34 Prandaj mos u shqetësoni për të nesërmen. E nesërmja ka shqetësimet e veta. Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet».
1 Kciỳrni mos bâni t’ dreiten tui perpara nièrԑvet, ci per meu paa prei assìsc: psè sckeni me pass paghen prei Babs tui, ci âsct n’ cièλ.
2 Praa kuur t’ bâisc lmòscien, mos biè buriin perpara tejet, sikursè bâin t’ ipòkritit n’ sinagoga, e n’ per ruga, aboλà per meu nneerue prei nièrԑsc: per t’ vertèt po ju tham, se ktà kan marr paghimin e vet.
3 E kuur ti t’ bâisc lmòscien, mos ta di dora sctermanghet jòtia scka bân dora e diàtht jòtia:
4 Aboλà ci t’ jeet lmòscia jote tinԑ, e Baba jyt, ci t’ sceff tinԑìsct, kaa me t’ paguem.
5 E kuur thoni uràt, mos bâni sikursè t’ ipòkritit, ci duhen me nnei tui than uràt n’ sinagoga e n’ ciòscia t’ rùgavet, aboλà per meu paa prei nièrԑsc: per t’ vertèt po ju tham, ci kan marr paghimin e vet.
6 E ti, kuur t’ thuesc uràt, hîîn n’ od tânne, myλ deren, lutju Babs tyt tinԑìsct: e Baba jyt, ci t’ sceff n’ t’ scehun; kaa me t’ paguem.
7 E tui tham uràt, mos folni sckiùm, sikursè gentilet. Psè kuitoin se n’ sciùm fiàl t’ vetat meu giègiun.
8 Mos ju perghiâni atyne praa. Psè Baba jui di, scka ju duhet juve, perpara se t’ lypni prei tii.
9 Ksctù praa ju keni me than uràt: Atỳn, ci jee n’ cièλ, scêitnùem kiòft emni yt.
10 Ardht reɣnia jote. U bâft vulnessa jote, sikùr n’ cièλ, asctù n’ dhee.
11 Buken tâân t’ perdicmen epna neve sot.
12 E nniina neve fajet e mkatet tona, sikursè nniim na faitoort tâân.
13 E mos na lêê me raa n’ tunnìm. E na largò prei gith s’ këcc. Asctù kiòft.
14 E n’ ja u falsci nièrԑvet mkatet t’ atyne: edhè Baba jui i cièλs kaa me nnie juve mkatet tuja.
15 E ju mos ja u falsci nièrԑvet: as Baba jui s’ kaa me ja u fall mkatet tuja.
16 E kuur t’ gninoni, mos ju bâhi t’ merԑìtunit, sikùr t’ ipòkritit. Psè atà scemptoin ftyrat e veta, aboλà per meu dukun nièrԑvet gninuescm. Per t’ vertèt po ju tham, ci kan marr paghimin e vet.
17 E ti, kuur gninòn, lyje kryet tân, e laje ftyren tânne,
18 Aboλà ci mos t’ sceffesc prei nièrԑsc tui gninue, vec Babs tyt, ci âsct n’ t’ fscehun: e Baba jyt, ci sceff n’ t’ fscehun, kaa me t’ paguem.
19 Mos mledhni ju haԑnat permì tok: ku dryscku, e têgna e ciàrtin: e ku hainat i zièrrin prei toks, e i vièdhin.
20 Por ju mledhni haԑna n’ cièλ: ku as dryscku, as têgna s’ ciàrtin, e ku hainat as i zièrrin prei toks, as i vièdhin.
21 E ku âsct haԑna jote, atỳ âsct edhè ԑemra jote.
22 Kanili i korpit tyt âsct syni yt. N’ kiòft syni yt i kuλuem: gith korpi yt kaa me ken i scdricm.
23 E n’ kiòft syni yt i këcc: gith korpi yt kaa me ken i terrscm. E n’ kiòft praa drita, ci âsct n’ tyy, jan terr: vet terret saa kan me kenun?
24 Nuk munnet kusc me scerbyem dyy ԑotniive: psè o kaa me pass inaat gnenit, e kaa me dasct tiètrin: o kaa me durue gnenin, e kaa me perbuԑun tiètrin. Nuk mùnneni me scerbyem hem Ԑotit, hem mâλit.
25 Per ktè po ju tham, mos u turbuλohi kâh jeta jui se scka me hângher, as kâh korpi jui se scka me vèsciun. Jeta a s’ viien mââ sciùm se hêja: e korpi mââ sciùm se petku?
26 Kciỳrni scpênnìit e airit, ktà nuk mièλin, as korrin, as nuk mledhin n’ hambaar: e Baba jui i cièλs i uscièn atà. As jeni ju mââ se atà?
27 E kùsc prei jusc tui kuitue munnet me sctue gni kut sctatit vet?
28 E kâh petku psè u turbuλohi? Veni o‐röe ԑamàkt e arës si rriten: atà as punoin, as tièrrin.
29 E po tham juve, se as Salomoni n’ gith madhniit e vet kiè vèsciun sikursè gneni prei assìsc.
30 E se barin e fuscës, ci sot âsct, e nesser cittet n’ furr, ksctù Ԑotỳn e vesc: saa mââ fort ju gìnnia e pak fees?
31 Mos u turbuλohi praa, tui than: Scka kena me hângher, o scka kena me pii, o me scka kena meu vèsciun?
32 Psè t’ gith ktò e kerkoin gentilet. Psè Baba jui di, ci keni nevòj per gith ktò.
33 Kerkoni praa mas‐pari reɣniin e Tenԑòt, e t’ dreiten e tii: edhè t’ gith ktò kan me sctue juve.
34 Mos u turbuλohi praa per diten e nèsserës. Psè dita e nèsserës kaa me pass kuitimin e vet. Miàft âsct dits merԑia e vet.