Të dymbëdhjetët
(Mk 3.13-19Lk 6.12-16)
1 Pasi thirri pranë vetes dymbëdhjetë dishepujt, Jezui u dha atyre pushtet për të dëbuar shpirtrat e ndyrë e për të shëruar çdo sëmundje e lëngatë. 2 Këta janë emrat e dymbëdhjetë apostujve: i pari Simoni, që quhet Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut e Gjoni, vëllai i tij; 3 Filipi e Bartolomeu; Thomai e Mate Tagrambledhësi; Jakobi, biri i Alfeut, dhe Tadeu ; 4 Simon Kananiti e Judë Iskarioti, ai që e tradhtoi.
Porositë për të dymbëdhjetët
(Mk 6.7-13Lk 9.1-6)
5 Jezui i dërgoi këta dymbëdhjetë dishepuj e i porositi kështu: «Mos shkoni udhës së kombeve e mos hyni në asnjë qytet samaritanësh, 6 por shkoni te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Ndërsa shkoni, predikoni e thoni: “Mbretëria e qiejve është afër”. 8 Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit, pastroni të lebrosurit, dëboni djajtë. Falas morët, falas jepni. 9 Mos merrni me vete as ar, as argjend, as bakër, 10 as torbë për udhëtim, as dy tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë të ushqehet. 11 Në çfarëdo qyteti a fshati që të hyni, kërkoni atë që është i gatshëm t'ju presë në shtëpinë e tij dhe rrini atje derisa të niseni. 12 Kur të hyni në një shtëpi, përshëndetini. 13 Nëse ajo shtëpi është e denjë, le të vijë mbi të paqja juaj, por nëse nuk ju pret mirë, le të kthehet paqja juaj te ju. 14 Dhe nëse ndokush nuk do t'ju pranojë apo nuk do të dëgjojë fjalët tuaja, kur të dilni nga ajo shtëpi, apo nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët. 15 Me të vërtetë po ju them se në ditën e gjykimit më lehtë do ta ketë Sodoma e Gomorra, sesa ai qytet».
Parashikimi i përndjekjeve
(Mk 13.9-13Lk 21.12-17)
16 «Ja, po ju dërgoj si delet mes ujqve, prandaj jini të zgjuar si gjarpërinjtë e të pastër si pëllumbat. 17 Ruhuni nga njerëzit, se do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyre. 18 Do t'ju tërheqin zvarrë para qeveritarëve e mbretërve për shkakun tim, që të jepni dëshmi para tyre e para kombeve. 19 Kur t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni sesi do të flisni apo se çfarë do të thoni, sepse ajo që do të thoni do t'ju jepet në atë çast. 20 Nuk jeni ju ata që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj që do të flasë përmes jush. 21 Vëllai do ta dorëzojë vëllanë, që ta dënojnë me vdekje, dhe ati të birin. Bijtë do të ngrihen kundër prindërve e do t'i çojnë drejt vdekjes. 22 Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim, por ai që do të qëndrojë deri në fund do të shpëtohet. 23 Kur t'ju përndjekin në një qytet, shkoni në një tjetër. Me të vërtetë po ju them se nuk do t'i keni përshkuar të gjitha qytetet e Izraelit para se të vijë Biri i njeriut.
24 Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi dhe shërbëtori nuk është më i madh se i zoti. 25 Dishepullit i mjafton të jetë si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të jetë si i zoti. Nëse e quajtën Beelzebul të zotin e shtëpisë, aq më shumë do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij».
Kujt t'i trembemi
(Lk 12.2-7)
26 «Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që s'do të zbulohet, apo të fshehtë që s'do të merret vesh. 27 Çfarë po ju them në errësirë, thuajeni në dritë dhe çfarë ju pëshpëritet në vesh, shpalleni nga çatitë. 28 Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në Gehenë. 29 A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj. 30 Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. 31 Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela».
Të dëshmosh për Krishtin
(Lk 12.8-9)
32 «Kështu, kushdo që më rrëfen para njerëzve, edhe unë do ta rrëfej para Atit tim që është në qiej, 33 por kushdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim që është në qiej».
Jo paqen, por shpatën
(Lk 12.51-53Lk 14.26-27)
34 «Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë. Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. 35 Kam ardhur të ndaj
birin nga i ati,
bijën nga e ëma;
nusen nga e vjehrra;
36 dhe armiqtë e njeriut
do të jenë ata të shtëpisë së tij.
37 Kush e do të atin apo të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua dhe ai që e do të birin ose të bijën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. 38 Kush nuk e merr kryqin e vet për të më ndjekur, nuk është i denjë për mua. 39 Kush e gjen jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që e humb jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë».
Shpërblimi
(Mk 9.41)
40 «Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. 41 Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë. 42 Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
1 Thirrun afer vedi t’ dymdhètt discèpuit e vet, dha atyne puscteden permì scpirtnat e nyta, ci t’ perԑêiscin atà, e t’ scnoscin t’ gith saa lngat, e t’ gith saa derg.
2 E emnat t’ dymdhètt Apòstuive jan ktà: I pari, Simòn, ci thohet Pièter, e Ndreu vλau i tii,
3 Jaku i Zebedeut, e Gniòni vλau i tii, Filipi, e Bartolomeu, Toma, e Matteu publikàn, Jaku i Alfeut, e Tadeu,
4 Simòn Kananeu, e Juda Isckariòti, i zili edhè tradhtoi atè.
5 Ktà dymdhètt i cioi Jeԑu; tui urdhnue atyne, e tui than: N’ rugh t’ gentilvet sckeni me voit, e n’ scehere t’ Samaritànëvet sckeni me hîî:
6 Por sckoni mââ fort tu berret, ci kan tretun prei sctpiet t’ Iԑraèlit.
7 E tui sckue predikoni, tui than: Se reɣnia e cieλvet u affrue.
8 Scnoscni t’ smutit, gnaλni t’ dèkunit, dliirni t’ gherbùλunit, perԑêni dièmnit: badiavaa keni marr, badiavaa epni.
9 Mos t’ keni as aar, as serm, as aster n’ ciemere tuia:
10 As ebe per rugh, as dyy paar petka, as këpùzz, as sckop: psè punturi âsct i dêgn me pass hâjen e vet.
11 E n’ cdo scehèr, o katùn ci t’ keni me hîî, pvetni, kusc âsct n’ tà i dêgn: e atỳ rrini, deri ci t’ delni.
12 E tui hîî n’ sctpii, perscnetni atè, tui than: Pacci kiòft kssai sctpii.
13 E mirfiλit n’ kiòft ajò sctpii e dêgn, pacci jui kaa me ardh permì atè: e n’ mos kiòft e dêgn, pacci jui kaa meu nkthye te ju.
14 E kusc do ci t’ mos keet prittun ju, e mos t’ keet nnighiue fiàlt tuja: tui dall periàscta sctpiet, o sceherit, sckundni pluhnin prei kâmvet tuja.
15 Per t’ vertèt po ju tham: Mââ leet kaa me ken toks e Sodomitvet, e Gomorreivet dits giỳgit, se atii sceheri.
16 Cè un po ju cioi sikùr delet n’ miedìss t’ uicvet. T’ jeni ju praa t’ urt sikùr giarpiit, e t’ paa hille sikùr pλumat.
17 E rùjuni prei nièrԑsc. Psè kan me ju ciue n’ kuvene, e n’ sinagoga t’ veta kan me ju rrah:
18 E per sebèt tem, keni me ken ciue perpara ԑabitvet e kràilavet si ispaata kunra atyne, e kunra ginnvet.
19 E kuur t’ jeni dhanun n’ duer t’ atyne, mos kuitoni sessì, o scka keni me fol: psè n’ at sahàt kaa me ju dhan juve, se scka me fol.
20 Psè nuk jeni ju, ci folni, por Scpirti Babs jui, ci flet n’ ju.
21 E vλau kaa me dhan n’ mord t’ vλaan, e baba t’ birin: e biit kan meu ciue kunra prindvet, e kan me dhan morden atyne:
22 E keni me ken n’ mnii t’ githvet per sebèt t’ emnit tem: e kusc kaa me cinnrue deri t’ maruemit, ky kaa me ken i scelbuem.
23 E kuur t’ jeni ju nnièk n’ ket scehèr, ikni n’ tièter. Per t’ vertèt po ju tham, ci nuk keni me marue tui msue sceheret e Iԑraèlit, perpara ci t’ vin i Biri i nièrit.
24 Discepuλ nuk âsct permì mièscter, as yԑmeciaar permì ԑotniin e vet.
25 Miàft âsct per discepuλ, ci t’ jeet sikursè mièsctri i vet: e per yԑmeciaar, sikursè ԑotnia i vet. Nne kan thirr Beelzebùb t’ ԑoon e sctpiis: saa mââ fort ginnen e sctpiis e tii?
26 Praa mos t’ keni dröe prei assìsc. Psè kurgiââ s’ âsct e mluem, ci nuk kaa meu scblue: e kurgiââ s’ âsct e fscehun, ci nuk kaa meu diit.
27 Thoni n’ drit, scka ju tham n’ terr: e predikoni permì kuλm, scka nniini me vesc.
28 E mos keni dröe prei assìsc, ci myssin korpin, por nuk munnen me myt scpirtin: por mââ fort droni atè, ci munnet me t’ bièrr n’ gehenèm hem scpirtin, hem korpin.
29 As se sciten dyy strapce gni aster: e gneni prei kssisc nuk kaa me raa n’ tok paa Baben tui?
30 E flokt tai e crees t’ gith jan t’ gnèhune.
31 Mos droni praa: psè ju jeni mââ t’ mir se sciùm strapce.
32 Gith‐kusc praa, ci kaa me rfye mue perpara nièrԑsc, edhè une kam per ta rfye atè perpara Babs tem, ci âsct n’ cièλ.
33 E kusc kaa me muhue mue perpara nièrԑsc, edhè une kam per ta muhue atè perpara Babs tem, ci âsct n’ cièλ.
34 Mos t’ kuitoni, ci un t’ jeem ardh me sctii paccin permì dhee: sckam ardh per me sctii pacc, por luft.
35 Psè une erdha me daa diàlin prei babs vet, e bien prei nânës vet, e nussen prei viherrës vet:
36 E anmìct e nièrit, e vetet e sctpiis.
37 E kusc do mââ fort baben o nânen se mue, s’ âsct i dêgn per mue: e kusc do birin o bien permì mue, s’ âsct i dêgn per mue.
38 E kusc nuk merr krygen e vet, e m’ ndièk mue, s’ âsct i dêgn per mue.
39 Kusc gièn jeten e vet, kaa me bièrr: e kusc kaa me bièrr jeten e vet per hater tem, kaa me gièt.
40 Kusc merr ju, merr mue: e kusc merr mue, merr atè, ci kaa ciue mue.
41 Kusc merr profeten n’ emn t’ profetës, kaa me marr paghimin e profetës: e kusc merr t’ dreitin n’ emn t’ dreitit, kaa me marr paghimin e dreitit.
42 E gith‐kusc ci t’ keet dhan me pii saλde gni got ni t’ ftoft gnenit prei kssisc mââ t’ voghlet n’ emn t’ discèpuλit: per gnimèn po ju tham juve, nuk kaa me hup paghimin e vet.