Të ftuarit në dasmë
(Lk 14.15-24)
1 Jezui filloi t'u fliste përsëri me shëmbëlltyra: 2 «Mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që bëri dasmë për të birin. 3 Ai dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur ata që ishin ftuar në dasmë, por këta nuk donin të vinin. 4 Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë e u tha: “U thoni të ftuarve se gostia është gati. Demat e bagëtitë e majme i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë”. 5 Por këta nuk u vunë vesh e shkuan kush në arën e vet e kush për punët e veta, 6 ndërsa të ftuarit e tjerë i kapën shërbëtorët, i rrahën dhe i vranë. 7 Mbreti u zemërua dhe dërgoi ushtarët e vet, që i vranë ata vrasës dhe i vunë zjarrin qytetit të tyre. 8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: “Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë, 9 prandaj dilni nëpër udhëkryqe e ftoni në dasmë këdo që të gjeni”. 10 Shërbëtorët dolën nëpër rrugë dhe mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij e të mirë. Kështu dhoma e dasmës u mbush plot. 11 Por, kur hyri për të parë të ftuarit, mbreti pa një njeri që nuk ishte i veshur si për dasmë 12 e i tha: “Mik, si ke hyrë këtu pa rrobën e dasmës?”. Ai nuk e hapi gojën. 13 Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar e hidheni përjashta në errësirë. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”.
14 Shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur».
Taksa e Cezarit
(Mk 12.13-17Lk 20.20-26)
15 Pastaj farisenjtë shkuan e u këshilluan si ta zinin Jezuin në kurth për ndonjë fjalë. 16 Kështu dërguan te Jezui dishepujt e tyre dhe disa herodianë që i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se u mëson të tjerëve me vërtetësi udhën e Perëndisë, pa pyetur për njeri e pa u ndikuar nga askush. 17 Na thuaj, pra, çfarë mendon, a është e lejueshme t'i paguhen taksat Cezarit, apo jo?». 18 Por Jezui, duke e njohur ligësinë e tyre, u tha: «Përse më vini në provë, o hipokritë? 19 Ma tregoni monedhën e taksës». Ata i sollën një monedhë. 20 Jezui u tha: «E kujt është kjo figurë e ky mbishkrim?». 21 Ata i thanë: «Të Cezarit». Atëherë Jezui u tha: «Jepini, pra, Cezarit ç'është e Cezarit dhe Perëndisë ç'është e Perëndisë». 22 Kur e dëgjuan këtë, ata u mrekulluan. Pastaj e lanë Jezuin dhe ikën që andej.
Diskutimi për ngjalljen
(Mk 12.18-27Lk 20.27-40)
23 Po atë ditë erdhën te Jezui disa saducenj. Këta thonë se nuk ka ngjallje, prandaj e pyetën: 24 «Mësues, Moisiu ka thënë: nëse një njeri vdes pa lënë fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait. 25 Na ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, vdiq pa lënë fëmijë dhe i la të venë vëllait të vet. 26 Kështu ndodhi me të dytin, të tretin, e deri te i shtati. 27 Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 28 Pas ngjalljes, gruaja e cilit prej të shtatëve do të jetë ajo, meqenëse të gjithë e patën për grua?». 29 Por Jezui u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë. 30 Pas ngjalljes njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell. 31 Për sa i përket ngjalljes së të vdekurve, a nuk e keni lexuar çfarë ju ka thënë Perëndia: 32 unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve».
33 Dhe turmat mahniteshin kur dëgjonin mësimin e tij.
Urdhërimi i madh
(Mk 12.28-34Lk 10.25-28)
34 Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën 35 dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit, e pyeti për ta zënë në kurth: 36 «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?». 37 Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde. 38 Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari. 39 Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten. 40 Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».
Biri i Davidit
(Mk 12.35-37Lk 20.41-44)
41 Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti: 42 «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?». Ata i thanë: «Biri i Davidit». 43 Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e quan atë Zot kur thotë:
44 i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time
derisa t'i vë armiqtë e tu
nën këmbët e tua.
45 Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?». 46 Askush nuk mundi t'i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
1 E Jeԑu fiλoi perserii me fol me scemλtỳr atyne, tui than:
2 Reɣnia e cièλvet âsct barabàr me gni nièri krail, ci bâni darsm birit e vet.
3 E cioi yԑmeciàrt e vet me thirr t’ thìrrunit n’ darsm, e s’ doiscin me ardh.
4 Cioi prap tieer yԑmeciaar, tui than: Thoni t’ thìrrunevet: Cè dreka e eme âsct gadi, kiet e mii e sctâԑat e rùitune jan pree, e gith scka âsct gadi: eni n’ darsm.
5 E atà e bââne ktà m’ as giââ: e sckuene, kusc n’ cifλèk t’ vet, e kusc n’ rescperii t’ vet:
6 E tièrt zûûne yԑmeciàrt e tii, e plott me dhuun i mytne.
7 E kraili si nniu, u idhnue: e ciuem usctriit e vet, faroi atà giakssoor, e dog sceherët e tyne.
8 Athèr tha yԑmeciàrve vet: Darsma âsct bââ gadi, por atà ci keen thirrun, nuk keen t’ dêgn.
9 Sckoni praa n’ krye t’ rùgavet, e saa t’ keni me gièt, thirrni t’ gith n’ darsm.
10 E sckuem yԑmeciàrt e tii n’ per ruga, mlodhne saa giètne, t’ mir e t’ kccii: e darsma u musc me t’ thirrun.
11 E hîîni kraili per me paa t’ thìrrunit, e paa gni nièri atỳ paa petkt t’ darsmës.
12 E tha atii: Mik, si kee hîî ti ktù, paa pass petkun e darsmës? Por ai sbâni ԑââ.
13 Athèr kraili tha scerbetorvet vet: Lidhni duurt, e kâmt e tii, e cìttnie n’ terr t’ priàsctem: atỳ kaa me ken vai, e t’ kerssitun t’ dhâmvet.
14 Psè sciùm jan t’ thirrun, e pak t’ ԑghièdhun.
15 Athèr Fariseit u larguene, e bââne gni ksciiλ per me kap atè n’ fiàl.
16 E cioin tu ai discèpuit e vet me Erodiànet, tui than: Mièscter, na diim se ti jee i vertèt, e po mson rughen e Tenԑòt kâh e dreita, e sckee gaile per kenn: psè nuk kciỳr n’ ftyr t’ nièrԑvet:
17 Na kalzò praa si t’ duket tyy, a âsct iԑni me dhan haraccin Cèsarit, a jò?
18 E Jeԑu tui gnofft scierriin e tyne, tha: T’ ipokrit, psè po m’ tnoni?
19 Ma diftoni mue paren e haraccit. E atà vûûne perpara atii gni denaar.
20 E tha Jeԑu atyne: E kuina âsct kiò fugure, e e permisckrueme?
21 Thone atii: E Cèsarit. Athèr tha atyne: Epni praa Cèsarit, scka âsct e Cèsarit: e Ԑotit, scka âsct e Ԑotit.
22 E tui nnie u ciuditne, e lân atè e sckuene.
23 N’ at dit u affruene tu ai Saduceit, t’ zilt muhoin t’ gnàλunit prei s’ dèkunit: e pvetne atè,
24 Tui than: Mièscter, Moisei tha: N’ deket kusc paa pass dièl, vλau i tii let merr t’ sciòccien e tii, e let ja pertriim faren vλaut vet.
25 E iscin nner nee sctat vλaԑen: e i pari, muur gruen, e dicc: e tui mos pass fmii, lê t’ sciòccien e vet vλaut vet.
26 Asctù edhè i dyti, e i treti deri m’ t’ sctatin.
27 E nnevone mas t’ githvet e mràmia gruja dicc.
28 Praa n’ t’ gnàλunit e t’ zilit nner t’ sctat kaa me ken grue? psè t’ gith e patne passun atè.
29 E Jeԑu tui pergièg, tha atyne: Ju jeni n’ gabìm, tui mos marr‐vesc as t’ Sckruemit‐Scêit, as virtyten e Tenԑòt.
30 Psè n’ t’ gnàλunit as burrat marrin graa, as graat burra: por kan me ken sikursè êgnit e Tenԑòt n’ cièλ.
31 E kâh t’ gnàλunit e t’ dèkunëvet a s’ keni ju lezue scka kaa diftue Ԑotỳn tui tham juve:
32 Une jam Ԑoti i Abramit, e Ԑoti i Isakut, e Ԑoti i Jakobit? Nuk âsct Ԑoti i t’ dèkunëvet, por t’ giàλvet.
33 E tui nnie haλku, u ciuditscin prei dies tii.
34 E Fariseit tui nnie se si ai ja u kiscte myλ gojen Saduceive, u mlodhne basck:
35 E pveti atè gneni prei assìsc i diiscm i ligs, tui tnue atè:
36 Mièscter, i zili âsct mââ i madhi urdhnìm n’ Lig?
37 Tha Jeԑu atii: Kee me dasct Ԑotniin Ԑotin tândin me gith ԑemer tân, e me gith scpirtin tân, e me mennen tânden.
38 Cikỳ âsct mââ i madhi, e i pari urdhnìm.
39 E i dyti âsct m’ ghiââsse ktii: Kee me dasct sciòccin tân, sikursè vetvethen.
40 N’ ktò dyy urdhnime jett gith‐ugnii lìgia, e profetet.
41 E tui ken mledhun basck Fariseit, Jeԑu pveti atà,
42 Tui than: Si ju duket juve per Krisctin? i kuina âsct ai biir? Thon atii: I Davidit.
43 Tha atyne: Si praa Davidi n’ scpirt therrèt atè Ԑot, tui than:
44 Ԑoti tha t’ Ԑotit tem: Rri n’ ân e diàtht teme, deri saa t’ vêê anmìct e tuu sckâmin e kâmvet t’ tua?
45 Kuur praa Davidi therrèt atè Ԑot, si munn jett i biri i tii?
46 E as‐kusc muite me i responduem gni fiàl: as‐kusc prei assoje dit s’ guzoi mââ me pvet atè.